– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga takimi i djeshëm që u zhvillua në kuadër të reformës territoriale. Basha thotë se kjo nismë e marrë nga PD, ka për detyre që t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë një qeverisje vendore që do të jetë më pranë tyre, dhe në shërbim të tyre.
‘Përmes nismës së Partisë Demokratike për të filluar punën për reformën e re territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ne kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore më pranë tyre dhe vetëm në shërbim të tyre.’- shkuan Basha.
Ditën e djeshme Basha mblodhi grupin e diskutimit në Komisionin për Reformën Territoriale. Në takimin e parë, Basha theksoi se Shqipëria ka nevojë për një hartë të re Territoriale që do të sigurojë një decentralizim të plotë të vetëqeverisjes vendore dhe pavarësi financiare për pushtetin lokal.










