Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në një tyrezë që po zhvillohet në kuadër të konsultimit me ekspertë të ndryshëm për një reformë territoriale për decentralizimin e pushtetit. Basha tha se qytetarët po paguanin për shërbime të cilat nuk po i merrnin mbrapsht dhe shtoi se një rindarje territoriale ishte e domosdoshme dhe se kërkohej nga shqiptarët në të gjithë vendin.
Ndër të tjera, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se ky i fundit po i linte të gjitha përgjegjësitë mbi pushtetin vendor ndërsa nga ana tjetër nuk u shpërndante fondet e duhura për shërbimet që duhet t’u ofrohen qytetarëve.
Kryetari i PD, Lulzim Basha: Falenderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë tryezë të parë. Ne do kemi në fokus konsultimet me qytetarët, shpresojmë që kjo të ndodhë dhe të jetë një proces kombëtar jo-partizan. Sepse ndodhemi sot në këtë gjendje që e patë nga anketa e kryer nga studiuesit jo aksidentalisht. Ky është një nga ato raste që mund të quhet një dështim i paralajmëruar që sot rëndon nga format më të mterrshmet në shpinat e qytetarëve.
Ndërkohë që po trasmetohej materiali i përgatitur, zoti Bejko më tha se njëri prej tyre ishte këshilltar aktual i PS dhe shënova nëj nga fjalitë që tha: Paguajmë dhe nuk marrim shërbimin për të cilin paguajmë! Nëse shteti në vetvete është kontrata e individëve për të ruajtur jetën, shëndetin publik, arsimin, pushteti vendor u jep formë shumicës prej këtyre detyrimeve.
Nëse i qëndron centralizimit fiskal atëherë të ndahen në një mënyrë që të delegohen ndaj pushtetit vendor bashkë me kompentencat dhe me fondet. Ky thotë se këto janë përgjegjësi të pushtetit vendor por nuk u jep fonde dhe u ka marrë të gjithë instrumentet e tyre për të realizuar shërbimet e duhura. Kemi rastin e pastrimit të plehrave, që është detyra bazë e pushtetit vendor. Pparitmas kompetencat e pastrimit u transferuan nga pushteti vendor, në atë qëndror. Pse? Di të pastrojë më mirë Edi Rama? Jo, përgjigjia është shumë e qartë, të ndërtohej një skemë për 3 pseudo-inceneratorë të ndërtuar me taksat e shqiptarëve ku dy prej tyre as nuk ekzistojnë. Rindarja territoriale është një nevojë urgjente sot, e duan qytetarët nga jugu në veri. Duan që pushteti vendor t’u rikthehet në rradhë të parë si demokraci dhe në rradhë të dytë si e drejtë e tyre për të marrë shërbimet që i paguajnë.










