InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Erdogani s’është vëlla”/ Ja si deklaronte Berisha në prill 2012: Në dejet e shqiptarëve rrjedh gjak turk, krenarë që kemi gjak të përzier

22 Janar, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Erdogani s’është vëlla”/ Ja si deklaronte Berisha në prill 2012: Në dejet e shqiptarëve rrjedh gjak turk, krenarë që kemi gjak të përzier

Ish kryeministri Sali Berisha që nga Mirdita ka sulmuar presidentin turk Erdogan se duhet të mbajë vendin e mikut pasi nuk ishte vëlla me shqiptarët.

Njëherësh e ka akuzuar presidentin turki se gjatë vizitës së para disa ditëve në Shqipëri kishte kërcënuar në mes të parlamentit shqiptarët gjë që nuk duhej të ndodhte.

Por nuk mendonte kështu Berisha sa kohë ka qënë në pushtet, ku e ka përdorur Erdogan për qëllimet e tij elektorale dhe pasurore, dhe këtu mund të përmendim vitin 2012 dhe 2013 kur në shkëmbimin e vizitave dhe inagurimin disa herë të tunelit të Kalimashit dhe Rrugës së Kombit arriti deri aty sa të thoshte se në dejet e shqiptarëve rrjedh gjaku turk dhe se duhet të ndjehemi krenarë se kemi gjak të përzier.

Teksa ishte në përpjekje për të fituar mandatin e tretë përballë socialistëve, vetëm një vit para zgjedhjeve parlamentare  të qershorit 2013, Berisha asokohe kryeministër bëri një vizitë në Turqi.

Pas takimit kokë më kokë, krerët e qeverive të vendeve respektive dhanë një konferencë të përbashkët për mediat.  Në fjalën e tij kryeministri Erdogan e cilësoi Shqipërinë si një aleate strategjike në Ballkan, ndërsa kreun e qeverisë shqiptare Berisha, si një mik të shtrenjtë.

“Dëshiroj të falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, mikun e shtrenjtë, zotin Sali Berisha. Shqipëria është aleate strategjike e Turqisë në Ballkan. Sigurisht që vizitat e ndërsjella kanë ndikuar në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Unë, kur kam vizituar Shqipërinë, kam ndjerë emocione të veçanta.

Zoti Sali Berisha e vizitoi vendin tonë më 2006. Gjatë kësaj vizite në të gjitha takimet që ne kemi bërë kemi marrë në shqyrtim tema, të cilat i përkasin bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, u shpreh mes te tjerave kreu i qeverisë turke, i cili deklaronte here pas here se “jemi popuj vellezer” apo “populli vella shqiptar”.

Ndërkohë që ish kryeministri Berisha shkoi më tej, teksa tha në mbyllje të fjalës së tij se: “dhe një herë, zoti Kryeministër, dua t’ju falënderoj shumë përzemërsisht për pritjen vëllazërore. E them vëllazërore sepse e theksuat edhe ju që kemi lidhje gjaku. Çfarë më ndodh mua, të dashur miq? Çdo delegacioni turk që unë takoj, pasi merr fund pjesa zyrtare, unë ju shtroj një pyetje. Cili nga ju ka gjak shqiptar në deje? Nuk kam gjetur deri më sot asnjë.

Juve, zoti Kryeministër, nuk jua kam shtruar ndonjëherë këtë pyetje se jam i sigurt që nuk bëni përjashtim. E them këtë sepse në dejet e shqiptarëve rrjedh gjak turk”. Ndërsa  Erdogan tha se vlera e tregtisë mes dy vendeve është 400 milionë dollarë, ndërkohë që vullneti i qeverisë turke është që kjo shifër të jetë një miliard.

Por ishte deklarata e Berishës ajo që shkaktoi tërmet në mediat dhe politikën shqiptare, pasi shqiptarët nuk e mendojnë kurrë se kanë në dejet e tyre gjakun turk, pavarësisht se për shkak të pushtimit 500 vjeçar të Turqisë nuk kanë munguar marrëdhëniet e përbashkëta aq sa në gjuhën diplomatike për të treguar afri quhen me njëri tjetrin politikanë vëllezër.

Sali Berisha në grupin e PD në prill 2012: Duhet të jemi krenarë që kemi gjakun e përzier me turqit

Menjëherë pas vizitës që realizoi në Staboll dhe deklaratës së bërë në konferencën me presidentin turk Erdogan, ish kryeministri Berisha duke parë stuhinë që shkaktoi në Shqipëri, vetëm një vit para zgjedhjeve, tentoi që në mbledhjen e grupit parlamentar të rregullonte atë që kishte deklaruar në Turqi.

Berisha tentoi ta kthente deklaratën në invers duke përmendur mbi 6 milionë shqiptarët që jetojnë në Turqi, por dhe lidhjet e gjakur të krijuara në 500 vite duke deklaruar se shumë politikanë turq i kishin deklaruar se kanë gjak shqiptari.

Kjo më poshtë është fjala e mbajtur nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PD:

Së pari dëshiroj t’u informoj ju mbi vizitën që sapo kreva në Turqi. Shpreh mirënjohjen time më të thellë për kryeministrin Erdogan, këtij miku të shquar të kombit shqiptar dhe njërit prej reformatorëve më të mëdhenj në historinë e kombit mik turk, për ftesën që më bëri dhe për pritjen vëllazërore që më rezervoi gjatë qëndrimit tim. Falënderoj përzemërsisht për pritjen që më rezervoi, bisedimet që zhvilluam, kryetarin e parlamentit dhe trupën e deputetëve të miqësisë, që më pritën miqësisht në parlamentin e Turqisë, të falënderoj kryetarin e dhomës së biznesit të Turqisë, por edhe kryetarin e unionit të dhomave të tregtisë në Shqipëri.

Kjo vizitë ishte një rast i veçantë për mua që të shprehja mirënjohjen më të thellë në emër të shqiptarëve udhëheqësve më të lartë të vendit mik në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. 100 vjet përpjekje të shqiptarëve për të konsoliduar pavarësinë janë shoqëruar nga qindra e mijëra vendime në interesin më të mirë të shqiptarëve. Kjo është e vërteta historike e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kombeve tona. Marrëdhëniet kanë njohur një zhvillim të fuqishëm në 20 vitet e fundit në të gjitha fushat dhe po ecin në lartësinë e ndjenjave miqësore që ekzistojnë, që kombet e vendet tona ushqejnë për njëri- tjetrin.

Ajo që është ndër më pozitivet është zhvillimi i fuqishëm vitet e fundit i marrëdhënieve ekonomike që kanë qenë pak si më mbrapa. Turqia ka një zhvillim ekonomik nën qeverisjen e Erdogan me një rritje ekonomike të shkëlqyer. Gjatë këtyre viteve investimet turke janë rritur me 9 herë. Turqia ka mbështetur fuqishëm Kosovën dhe qytetarët e saj në të gjithë përpjekjet që kanë bërë e bëjnë për liri.

Në këto takime u diskutuan marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, por një vend të veçantë në fushën e energjisë pasi ajo është përparësia kryesore e qeverisë sonë. Mora garanci të plotë nga Erdogan se qeveria e tij mbështet plotësisht projektet që mundësojnë kalimin e gazit nëpër Shqipëri.

Në këtë mënyrë do shfrytëzojmë potencialin e madh të kësaj lëndë. Kjo mbështetje ka qenë konstante gjatë gjithë këtyre viteve. Por kjo mbështetje është sot më e fuqishme se kurrë. Unë dua të shpreh edhe njëherë falënderimin për këtë mbështetje.

Gjatë vizitës biseduam për bashkëpunimin në fushën e turizmit. Turqia ka njohur rritjen më të jashtëzakonshme të turizmit në këto vite. Kanë një ekspertizë të shkëlqyer në shërbime. Kam besim se premtimet që mora për inkurajimin e investitorëve turq në turizëm do bëhen realitet siç janë bërë në fushat e tjera.

Janë marrëdhënie që prekin çdo fushë, arsimin, shëndetësinë, mbrojtjen. Turqia ka dhënë mbështetje thelbësore për anëtarësimin në NATO.

Pata kënaqësinë të ftoj mikun tim dhe të shqiptarëve të marrë pjesë në festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ftesë që u pranua me kënaqësi dhe jam i bindur se ky premtim do bëhet realitet. Në Turqi ajo që është presje në rrafshin pozitiv, në atë vend e atë shtet ka më shumë shqiptarë se në Ballkan.

Ky është realiteti. Historia e dy vendeve është një histori që daton në shekuj. Natyrisht shqiptarët ndjehen krenarë me Skënderbeun dhe kanë të drejtë, por nuk mund të injorojnë se edhe Barbarosa ishte shqiptar dhe ishte zot i detrave në kohën që jetoi. Shqiptarët janë krenarë me Lekën, por nuk mohojnë se Sinan Pasha zotëroi hapësirën nga deti Balltik në detin e Jemenit.

Shqiptarët janë krenarë me Naimin, por është fatlum fati që Samiu, që shkroi librin e shenjtë të shqiptarisë është themelues i turqishtes moderne.

Të Lidhura

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025
Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025
Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025
Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025
Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 21 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 21 korrik 2025

21 Korrik, 2025

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com