Lulzim Basha: Faleminderit dhe mirë se ju gjej, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja. Faleminderit nga zemra për këtë pritje kaq të nxehtë, vëllazërore, kaq të vecantë të demokratëve të Durrësit por po kështu të demokratëve që na janë bashkuar të strukturave, Krujës , Shijakut dhe Fushë Krujës faleminderit nga zemra. E keni ngritur temperaturën në mes të qytetit, me nxehtësinë e zemrave të tuaja, e keni shndërritur qytetin e Durrësit me gjithë se ka rënë muzgu, me ditën që ju buron nga sytë tuaja edh enë këtë muzg po e ndriçoni qytetin e Durrësit e nga qyteti i Durrësit anë e mbanë shpresën anë e mbanë Shqipërisë, vëllezër dhe motra, ne nuk kemi ardhur këtu.. më lejoi që ta them që për cfarë nuk kemi ardhur. Nuk kemi ardhur për të sharë asnjë demokrat të vetëm, nuk kemi ardhur për të shpifur, kundër asnjë shqiptari e jo më ndaj anëtarëve të familjes tonë politike. Nuk kemi ardhur të gënjejmë pa u zverdhur dhe pa u skuqur vetëm se kështu na e do interesi i momentit, mbi të gjitha nuk ka ardhur, asnjëri prej jush këtu nuk ka ardhur për veten e vet, e vërtetë apo jo? Por të gjithë bashkë kemi ardhur për Partinë Demokratike sepse kështu kemi ardhur për Durrësin dhe për Shqipërinë. Kemi ardhur për Partinë Demokratike në një moment të vecantë kur një pakicë e vogël cdo ditë dhe më e vogël mblidhet pikërisht për shak të të kundërtave, mblidhen për të shpifur, për të gënjyer, ëpr të linçuar demokratët e sakrificës, themelues. Themelues dhe qëndrestar sic tha Simon Puta përpara apo Dina Rusha, ku ndodhet Rusha, ja ku është Dina Rusha. Intelektualë të Durrësit që për dy dekada apo tre dekada nuk u kujtua Partia Demokratike as në pushtet dhe as në opozitë për të kthyer të rinj vetëm dhe vetëm se mendojnë ndryshe nga hijet e të shkuarës, për t’ju vërsulur nënave me fëmijë dhe për ti denigruar atë më një gjuhë që nuk e kemi dëgjuar, as nga kundërshtari jonë historik. Ata janë një pakicë sepse nuk i bashkon asnjë ideal, asnjë kauzë por vetëm halli personal i një njeriu të vetëm, halli personali i një njeriu të vetëm i cili premtoi në mes të verës se nuk do ta merrte partinë peng për interesat e tij personale. Halli personal i tij, shpallja non grata nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë ishte me të vërtet një shok për të ne në fillim por tani që e shohim ditë e përditë se si sillet me demokratët, se si manipulon, si gënjen, se si ka kaluar vijën e kuqe me 8 janar duke u përpjekur të cojë demokratët deri në gjak derdhje dhe vëlla vrasje por ajo që ndodhi është një vijë ndarëse, është një vijë e kuqe, në shtëpinë tonë gjithmonë ka pasur debat, kush e merr guximin në këtë sallë nga më i vjetri tek më i riu, i përshëndes të giithë dhe më bëhet zemra mal që jeni këshut afër njëri tjetrit. Më vjen keq për ato zonjat dhe për ato vajzat që janë në këmbë por edhe për të tjerët që jeni në këmbë, më thonë që ka edhe shumë shumë mbrapa dyerve, ndoshta duhet të ishim në një sallë më të madhe, do të jemi herën tjetër në një sallë më të madhe. Por cili prej jush më thotë një mbledhje të vetme në qoftë te seksioni kur demokratë kanë mendim ndryshe, diversiteti i mendimit është pasuria e demokratëve, këtu shqiptarët e gjejnë shpresën sepse shohin jo një garnizon trupash dhe mendjesh të balsamosura gati për të bërë cfarëdo që ti urdhërojë i pari, sic ndodh rëndomë në krahun tjetër edhe duke shkelur në interesat kombëtare, edhe duke shkelur mbi interesin publik, duke shkelmuar mbi jetën, sigurinë, shëndeti ne shqiptarëve por në një parti kur na bashkojë ideale të larta, ideali me të cilën lindëm, idelet e një Shqipëria normale, demokratike, të zhvilluar, të gjithë dhe jo të një njeriu të së drejtës dhe drejtësisë të cilët nuk arritëm kurrë të vendosim në shina të plota sepse kurrë nuk u ndamë plotësisht nga trashëgimia e hidhur e komunizmit e për këtë shembuj janë të shumtë, nu ka nevojë ti dëshmoj unë sepse i dëshmojnë të përndjekurit në këtë sallë e jashtë kësaj salle. I dëshmojnë pronarët që mbetën të shpronësuar pavarsisht se partia jonë ka qeverisur jo pak por pothuajse 14 vite, e dëshmojnë po kështu sipërmarrësit shqiptar, e dëshmojnë ata që iu premtuan legalizimi por ë i lamë në dorë të dikujt që e shfrytëzoi me paturpësinë më të madhe para se të merrte pushtetin dhe sot iu shemb catitë mbi kokë foshnjeve, fëmijëve të vegjël, nënave 80 vjecare që i tërheq zvarrë për turpin e shqiptarëve të europës. Pra një mision i pa përmbushur, i devijuar sepse iu mbivendosën interesa personale, interesa koruptive të maskuar shpesh herë pas sakrificës së demokratëve. E pra miqtë e mi këto vija ndarëse sot mund ti përjetojmë si tragjedi por në fakt njësoj sikur shkojmë tek mjeku sepse kemi nevojë për kujdes shëndetësor dhe na duhet një ndërhyrje shëndetësore reagimi i parë është trishtimi, reagimi i parë është edhe frika nga e panjohura por pas ndërhyrjes vjen shërimi dhe ndërhyrja që ne duhet ë bëjmë nuk është spastrim, jo është në radhë të parë në mendjen e gjithsecilit nga ne me të shkuarën, me kulturën e imponuar nga diktatura, me kulturën që po të mendosh ndryshe nga kryetari, je armik, edhe i partisë edhe i kryetarit. Kulturën si e vetmja mënyrë për të bërë përpara është ti servilosesh e ti shërbesh të parëve në qeveri apo në opozitë brenda partisë dhe jo vlerave që në fakt na mbledhin bashkë në kushtetutën tonë dhe që janë të shkruan në zemrat dhe mendjet e cdo demokrati ……