InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha takime me demokratët e degës 7: Jam përballë regjimit dhe atyre që janë bërë njësh me të për të na përçarë

19 Janar, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha takime me demokratët e degës 7: Jam përballë regjimit dhe atyre që janë bërë njësh me të për të na përçarë

Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një takim të gjerë me demokratët e degës 7 në Tiranë, nga ku theksoi se ai ka mbajtur peshën më të madhe të vendimeve për të mirën e Partisë Demokratike.

Basha u shpreh se Shqipëria dhe PD-ja nuk do të mbeten peng, duke theksuar se është peng i demokratëve dhe shqiptarëve, si njeri i lirë në përballjen me regjimin dhe atyre që po përpiqen të përçajnë PD-në.

“E rëndësishme është një gjë, që ky proces do të ishte një proces i vështirë, për këtë i pari kam qenë i vetëdijshëm unë. Dhe se kam qenë i vetëdijshëm se sa i vështirë do të ishte procesi, kam bërë gjithçka që të mbaja peshën më të madhe të vendimit. Po pa këtë vendim, sot ne nuk do e dinim se ku do të ishte Partia Demokratike, apo a do të ishte Partia Demokratike. Çfarë ka rëndësi? Rëndësi ka të përdorim atë që na ka dhënë Zoti për të komunikuar, mendjen dhe gjuhën. Njerëzit komunikojnë me mendje dhe me gjuhë. Rëndësi ka ta përdorim ashtu siç dinë ta përdorin demokratët, me pastërti, me të vërteta dhe kur nuk biem dakord, edhe kur kemi mendime të ndryshme, edhe kur kemi kritika, edhe kundërshtira. Dhe duhet t’i kemi, se po s’i patëm nga ndryshon nga sistemi që kemi lënë pas. Mendim ndryshe po, kritika po, kundërshti po, të gjitha! Dhe me zë të lartë, garë po, por jo dhunë, jo mashtrime dhe gënjeshtra, jo vese me të cilat kemi 8 vite që përballemi në emër të demokratëve dhe në emër të të gjithë shqiptarëve me qeverinë më të korruptuar të Europës. Nuk mund t’i lejojmë tani këto vese të bëhen pjesë e sjelljes në Partinë Demokratike. Ndaj, nga njëra anë me të vërtetë janë një pjesë njerëzish, janë më pak se ç’kanë qenë para një muaji apo para dy muajsh, shumë më pak se ç’kanë qenë në 8 janar, një datë që duam ta harrojmë, por në fakt nuk mund ta harrojmë pa nxjerr konkluzionet brenda familjes tonë dhe do jenë edhe më pak kur ta kuptojnë që dora e shtrirë nuk është vetëm e imja, por është e çdo demokrati, se na bashkojnë qëllimet. Sepse mund të vëmë në pikëpyetje gjithçka, përveç motiveve dhe qëllimeve tona. Motivi është ky vend. Për këtë vend dhe për këta njerëz është themeluar kjo familje politike”, tha Basha.

“Qëllimi është i qartë, atë që nuk u arrit më 25 prill, jo për shkakun e sakrificës tuaj, po për shkak të masakrës zgjedhore, ndryshimin ta sjellim një orë e më parë. Dhe ndryshimi do të vij, na ra ne barra e peshës të kalojmë përmes një sprove shume të madhe, pas asaj të masakrës zgjedhore. Por e sigurt është që vullneti i shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për t’i dhënë fund tranzicionit, për të pasur qarkullimin e elitave, për të pasur një klasë politike e cila hynë në politikë për të shërbyer, vlerësohet me votë dhe ata që janë pjesë e klasës politike, që e abuzojnë pushtetin, ballafaqohen me pasojat e abuzimit me drejtësinë, kjo është aspiratë e shqiptarëve do të bëhet realitet, nuk e ndal dot askush, nuk e ndal dot Edi Rama. Dhe për fat të keq, do të na duhet tani, të paktën deri në shërimin e një plage që padrejtësisht i është mbivendosur Partisë Demokratike, që një pjesë të energjisë ta shpenzojmë edhe brenda familjes. Sepse ata demokratë që janë jashtë aty, ata ndër demokratët që janë jashtë, duhet ditë për ditë e javë për javë t’i kemi kështu, bashkë me ne përpara të keqes. Aty ku ndodh e keqja, nga kryeministria tek ministritë, tek institucionet e tjera të zaptuara që po ua bëjnë jetën ferr shqiptarëve. Sepse sonte që flasim, edhe sonte që flasim, nuk duhet të harrojmë që gjysma e familjeve shqiptare, arrijnë të paguajnë vetëm një vakt në ditë. Edhe sonte që flasim, s’duhet të harrojmë që gjysma e familjeve shqiptare paguajnë vetëm, arrijnë të paguajnë vetëm një vakt në ditë, për tjetrën ose marrin borxh ose aq hanë. Bëjnë sikur hanë 2 apo 3, një hanë. Këtu ka ardhur Shqipëria nga korrupsioni dhe keqqeverisja nga rrëgjimi i Edi Ramës. Nuk bëhemi dhe nuk do të bëhemi kurrë më as alibi, as strehë, as çarçaf për të mbuluar gabimet, të metat e të kaluarës. Sigurisht pa mohuar në asnjë çast ato gjëra të mira që kemi bërë për shqiptarët, që nuk i bëjnë dot kurrë këta. Se këta pushtetin e shohin si një mjet për veten e tyre, kurse për ne ka qenë një obligim për ta çuar Shqipërinë përpara. Prandaj çdo hap që Shqipëria ka hedhur përpara ka ndodhur kur kemi qeverisur ne, por ama nuk mund të fusë poshtë divanit të metat, gabimet dhe korrupsionin që ka ndodhur. Nuk ka palë brenda familjes tonë. Ka një qëndrim të qartë kundër korrupsionit dhe ka një qëllim të qartë për të larguar rrëgjimin e korruptuar të Edi Ramës”, tha Basha.

“Nuk ka asnjë familje tjetër politike, asnjë fuqi tjetër politike në këtë vend që mund ta nxjerrë vendin nga kjo greminë, përveç Partisë Demokratike. Prandaj e kemi marrë këtë përgjegjësi, këtë barrë të dyfishtë mbi supet tona. Në radhë të parë për familjen tonë politike dhe në radhë të dytë për familjet e gjithë shqiptarëve dhe familjen e madhe, për gjithë Shqipërinë. Kjo na jep kurajë, kjo na jep qartësi, kjo na jep qëndresën dhe vendosmërinë për ti shkuar deri në fund. Por të ndahesh me të shkuarën nuk do të thotë të lësh prapa ata që duan me zemër të kontribuojnë për të ardhmen, duan me zemër të kontribuojnë për Shqipërinë. Përkundrazi, detyra jonë e parë, këtë javë, është që ti marrim me vete, t’iu shtrijmë dorën, t’iu themi nuk ka të tepër, nuk ka demokratë të tepër në familjen tonë. Shqipëria nuk mund të mbetet peng, Partia Demokratike nuk mund të mbetet peng, prandaj këtu jam dhe do të jem si pengu i demokratëve dhe si pengu i shqiptarëve, por si njeri i lirë përballë rrëgjimit dhe përballë atyre që janë bërë njësh me rrëgjimin duke denigruar, përçarë dhe fryrë frymës së përçarjes. Ata do të dështojnë. Ne do të fitojmë, Shqipëria do të fitojë!, shtoi kryedemokrati.

Të Lidhura

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025
Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025
Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025
Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025
Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025
Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025

16 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com