InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Bëhen dhe filma… por jo si në Shqipëri!

29 Dhjetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Analisti Kola: Nuk do vazhdoj garën për deputet në PD! Nuk besoj se jam gati

Nga Vehap KOLA

Në një realitet social politik normal, skandali është gjëja që një politikan synon të shmangë më shumë, nisur nga premisa se skandali është konsumuesi më i madh i autoritetit dhe reputacionit që prodhojnë vota. Në realitetin fluid të regjimit në Shqipëri, skandali është tokë e plleshme për famën dhe një armë shumë e fuqishme për vëmendje.

Rrjedhja e të dhënave private të qytetarëve nuk është konsideruar ndonjë gjëmë e madhe nga pushteti. Jemi mësuar që çdo skandal në Shqipërinë e rilindisur të mbyllet me frazat “ndodh kudo në botë”, “janë bërë dhe filma” etj.

Në fakt askund në botën e qytetëruar nuk ndodh që të dhënat sensitive të qytetarëve të rrjedhin. Po edhe nëse rrjedhin, përgjegjësinë për rrjedhjen e mban qeveria, jo opozita, as rastësia fatkeqe, as shoqëria civile. Larg mendjes që një krim i tillë, me potenciale të mëdha për t’u shndërruar në një armë në dorën e krimit të organizuar apo në një bombë sociale të mbetet pa autor, pa u ndëshkuar. Përgjegjësit japin dorëheqjen, dalin përpara gjykatës dhe marrin përsipër përgjegjësinë për skandalin.

Vetëm në Shqipëri qeveria përgjigjet me parodi dhe batuta për dështimet e saj. Mozomakeq kur dështimi nuk është një akt paaftësie, por pasojë e abuzimit me të dhënat private e sensitive për qëllime elektorale. Siç po del në dritë, qeveria e Edi Ramës kishte krijuar një profil psikografik dhe demografik për çdo votues të 25 prillit. Me anë të psikografëve, krahas të dhënave demografike, qeveria duket se u pajis me një armë të përbindshme kontrolli, duke qenë në gjendje të njohë qëndrimet, vlerat apo frikërat e qytetarëve.

Për secilin prej nesh dihej me kë ishte martuar, ku i punonin/jetonin prindërit, a ishte jetim apo me prindër të divorcuar, sa fëmijë kishte, ç’punë bënte, sa para fitonte, sa harxhonte dhe sa kursente, kë kishte shef/pronar, kujt i kishte dhënë apo marrë borxh ose kredi, ç’makinë ngiste dhe shumë të dhëna të tjera që ndoshta do të zbulohen në të ardhmen.

Nuk është çudi që të ekzistojë edhe një databazë e bisedave private në ëhatsapp, messenger, kutinë e mesazheve apo edhe telefonatave të zbardhura. Një regjim i fiksuar me kontrollin e plotë të popullsisë dhe sjelljes së qytetarëve, si dhe i çliruar nga çdo kufizim ligjor e institucional, është në gjendje të mbledhë të dhëna mbi blerjet online nga kartat tona të kreditit dhe shërbimi postar. Siç dihet, Edi Rama – e ka thënë dhe vetë që – komunikimim e tij politik e ka të ngritur mbi përpunimin e të dhënave të mëdha [BIG DATA]. “Ne bëjmë shkencë” – tha së fundmi në një intervistë i gërvishtur në sedër për të dëshmuar fuqinë e propagandës së tij.

Falë algoritmave të trajnuar prej vitesh, Rama ia del të përpunojë të dhëna të panumërta për secilin prej votuesve dhe të prodhojë psikografë që e ndihmojnë të “qepë” propagandën në përputhje me psikën dhe besimet e secilit prej targeteve të tij. Edhe për këtë janë bërë filma, si “The Social Dilema” që zbulojnë skandalin e përdorimit të të dhënave personale nga Cambridge Analytica në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Kombinimi që ai u bën këtyre të dhënave me teoritë post-moderne të viteve 90, të cilat prodhuan atë që njihet si “Rruga e Tretë” dihet se realizohet nga njerëzit – sot konsulentë të Ramës – që e pagëzuan këtë filozofi politike dhe e zbatuan atë.

Për t’u kthyer tek thelbi, askush në Perëndim nuk mund të përfshihet në një skandal të tillë pa marrë përsipër riskun e përballjes me drejtësinë. Përpjekja propaganduese e qeverisë ka përdorur argumentin e Wikileaks si shembull të dështimeve kibernetike edhe të të mëdhenjve, por këtu manipulimi mbulon faktin thelbësor se Wikileaks u zhvillua në kuadër të një fushate të bilbilfryrësve për të nxjerrë në dritë anë të errëta të qeverive dhe ngrihej mbi një premisë morale. Nëse do të aplikohej e njëjta logjik në Shqipëri, e të njëjtit rend do të ishte rrjedhja e informacioneve mbi mënyrën e përdorimit të të dhënave personale dhe private të qytetarëve nga ana e qeverisë.

Vetëm në brigjet lindore të Adriatikut qeveria nuk ka asnjë përgjegjësi për mosmbajtjen e amanetit minimal: ruajtjen e privatësisë së të dhënave. Një gjë të tillë nuk e kanë bërë as diktaturat, të cilat mund t’i përdornin apo përdorin edhe sot të dhënat e qytetarëve për t’i kontrolluar ato, por jo t’i bëjnë publike për këdo përfshirë edhe organizatat kriminale. Pra, edhe diktatura ka një sens minimal amaneti nisur nga nevoja për ekskluzivitet mbi privatësinë e shtetasve.

Ta hedhësh lumin e llogaridhënies me formula parodike të llojit “atje të vini të mbushni ujë, na e dashkeni te shtëpia”, sepse këto na qenkërkan ngjarje normale kudo në botë është si të akuzosh oksigjenin se pse digjet një shtëpi. Në fakt, siguria kibernetike është një çështje e sigurisë kombëtare për çdo vend normal, por asnjë vend i tillë nuk ka dështuar në këtë mënyrë si Shqipëria të mbrojë të dhënat personale të qytetarëve.

Nëse ky skandal do të ishte thjesht një aksident apo pasojë e një sulmi kibernetik të jashtëzakonshëm, pse rrodhën pikërisht vetëm të dhënat private të qytetarëve të thjeshtë dhe jo të dhëna sensitive të elitës politike-ekonomike të vendit? Pse u zbuluan pagat e dhe targat e qytetarëve dhe jo pronat apo llogaritë bankare të oligarkëve?

Nuk është, pra, oksigjeni i kudondodhur që ndez në flakë shtëpinë tonë, por është shkëndija e kureshtisë së pangopur të pushtetit për të njohur çdo gjë rreth qytetarëve me qëllim që ta përdorë kundër tyre. Kjo shkëndijë është shkaku i krimit dhe ata që e shkrepën duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit. Asnjë qeveri në Europë nuk do të dilte e larë prej këtij bataku abuzimi dhe papërgjegjshmërie me privatësinë e qytetarëve të saj.

Me të dhënat e grabitura dhe të vëna në dispozicion të shtabeve elektorale, partia në pushtet i dha të drejtë vetes të dijë se çfarë na brengos, çfarë na gëzon, çfarë kërkesash kanë fëmijët tanë, sa na zgjat udhëtimi për në punë, sa shpesh takohemi me bashkëshortet/bashkëshortët respektivë, kur jemi të ngeshëm të merremi me politikë apo në ç’datë të muajit nuk duam t’ia shohim fytyrën kryeministrit pavarësisht preferencave politike. E pse të mos na çudisë aftësia e propagandës së regjimit për të manipuluar dhe bindur shqiptarët duke ua paraqitur realitetin me filtrat që e bëjnë të pranueshëm për shumicën e tyre?

Të Lidhura

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025

TË FUNDIT

Shtyhet afati i hetimit për Ilir Metën, avokati i ish-presidentit: Do paraqesin prova të reja…
Aktualitet

Shtyhet afati i hetimit për Ilir Metën, avokati i ish-presidentit: Do paraqesin prova të reja…

9 Qershor, 2025

Dua Lipa nuk i zhgënjen fansat, shfaqje magjepsëse në Milano!
Show Biz

Dua Lipa nuk i zhgënjen fansat, shfaqje magjepsëse në Milano!

9 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës së sotme, e hënë 9 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës së sotme, e hënë 9 qershor 2025

9 Qershor, 2025

Laert Vasili zbulon historinë me motrën
Show Biz

Laert Vasili zbulon historinë me motrën

9 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com