Nga Skerdjan DHULI
Ajo që nuk duhet tja fshehim demokratëve !
Rrjedhja e ngjarjeve pas përfundimit të foltores duket sikur anon nga pjesa e mbylljes së saj.
Demokratët e ndershëm të cilët kanë arsye për të qenë në foltore dhe që po e kuptojnë se ky aksion u mbyll me dështim, e kanë kuptuar fundin e saj dhe tani ka rënë intensiteti i kontestimit ndaj PD.
Por bashkë me fundin e foltores dhe aksionit të saj që kryesisht (ka edhe arsye të tjera por spo i rendis këtu) dështoi se nuk kishte sinqeritet nga ata e iniciuan, demokratët duhet të dinë edhe diçka tjetër.
Nën zë në elitën e Tiranës këto kohë flitet vet një gjë: Edi Ramës i intereson rikthimi i Berishës.
Dhe argumentet janë pak a shumë të thjeshta. Një rikthim i Berishës në krye të PD (tanimë nuk mund të ndodhë) do mbante PD të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar dhe gjithashtu për Edi Ramën do lehtësohej puna kur vjen fjala për të goditur kundërshtarin.
Gjatë fushatës së 25 prillit Edi Rama në çdo dalje të tij thoshte “mos e votoni Lulin se merrni Saliun dhe Ilirin”.
Çdo të thotë kjo ? Do të thotë që Rama po sulmon në pikën më të dobët të PD. Duhet ta pranojmë që elektorati gri pa të cilin PD nuk vjen dot në pushtet, nuk e pranon kurrësesi as Berishën as Metën. Nuk është rastësi edhe katandisja në këtë gjendje e LSI.
Pra pavarësisht se çfarë përfaqëson Edi Rama, i cili ka çdo të zezë mbi shpinë kur është fjala për qeverisjen e tij korruptive e kriminale deri edhe antinjerëzore, në rastin konkret i ngjiti fjala. Dmth demokratët duhet ta kuptojnë se çfarë i intereson Ramës nuk është kurrë në interesin e PD.
Edhe një fakt tjetër.
I shihni mediat këto kohë ? Të gjitha në shërbim të foltores. Kanë arritur deri aty sa media të caktuara nuk e pranojnë fare z Basha. Rastësi ? Jo. Në politikë nuk ka rastësi.
Me urdhër të Edi Ramës mediat janë vendosur në shërbim të Berishës dhe madje jo vetëm kaq. Gjykata e Tiranës po me lobim të Ramës dhe Berishës nuk pranoi dorëheqjen nga gjykimi i çështjes së dorëzimit të statutit të PD dhe kjo nuk është rastësi.
Pra demokratëtë duhet ta dinë se kush i ka dhënë kaq shumë zë foltores.
Kjo është kuptuar në publik ndaj edhe Berisha me mjeshtërinë e tij ka sajuar gjoja takime të fshehta të Lulzim Bashës që jo vetëm janë gënjeshtra, por janë edhe fyese për çdo logjikë dhe dinjitet demokrati. Të thuash se Basha takon Taulant Ballën skutave është po aq e pabesueshme sa edhe të thuash që Rama i do të mirën PD. Pra zero shanse.
Miqtë e mi demokratë duhet të dinë se PD nuk ringrihet dot me Berishën, madje më besoni ajo rrënohet. Një parti politike e papranueshme ndërkombëtarisht, merr fund.
Unë jam i bindur se pas shkarkimit edhe Ilir Meta do jetë non grata, dhe kjo nuk është rastësi.
A ja del PD të shkrihet një me LSI për të fituar në këto kushte nëse e merr Berisha ? Jo. Kurrë.
Gabimet e Bashës diskutohen brenda partisë.
Nëse dikush mendon se e ka me vend kërkesën për shkarkimin e Bashës, le ti bëjë një mocion mosbesimi në këshillin kombëtar. Tentativat e tjera janë thjeshtë në dëm të PD.
P.s ultimatumet banale dhe të tejkaluara në kohë, për gjoja dhunë dhe nxjerrje zvarrë nga zyra, janë jo vetëm të papranueshme por edhe tregues sesa shumë nevojë ka PD që të largohet nga ajo gjuhë politike.
Tani që foltorja mbaroi, është koha për tu bërë NJË kundër Edi Ramës.