Për zv/kryeministrin Arben Ahmetaj rritja e çmimit të bukës me 10 lekë është i përballueshëm. Ahmetaj deklaroi në News 24 se nuk do ketë çmime të detyruara duke theksuar se sipas tij, jemi në një fazë ku rritjet janë në ato nivele që edhe sipërmarrja e absorbon.
“Po ta shikoni llogarinë e detajuar të rritjes së çmimit të miellit dhe atë të bukës deri tani çmimi është i përballueshëm në një rritje 7-10%. E gjithë përllogaritja që kemi bërë ne është në këtë përqindje”- Ahmetaj.











