InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama në fillimin e mandatit të tretë të qeverisë, si në fundin e mandatit të tretë të bashkisë

3 Shtator, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Çfarë rrezikon të prodhojë dështimi i zgjidhjes së krizës shqiptare

Nga Red VARAKU

Problemi më i madh i ngjarjeve politike që tenton të sajojë me sforcim ky kryeministër është se ato janë shumë të konsumuara dhe të parashikueshme dhe nuk prodhojnë dot asnjë narrativë të besueshme politike.

Ato ngjajnë identik me boshllëkun dhe zbrazëtinë e ngjarjeve , kur ai ishte në mandatin e tij tretë në bashkinë e Tiranës, që ishte dhe mandati i tij i fundit.

Ashtu si në mandatin e fundit të bashkisë, ato reflektojnë mungesën e vizionit, lodhjen, konsumin ,degradimin dhe pafuqinë e tij për të qeverisur dhe dorëzimin e tij përballë oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Rasti i prezantimit të përfaqësuesve të qeverisë së re është shembulli tipik që simbolizon këtë dorëzim dhe degradim.

Lëvizjet e reja që pritej të rifreskonin disi qeverisjen jo vetëm nuk sollën asnjë dinamikë të re, por prej fillimit lindën të vdekura.

Kjo për shkak se ato nuk përfaqësojnë vullnetin dhe interesin e qytetarëve shqiptarë, por përfaqësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e faktorëve jashtëpolitikë, që kontribuan realisht në manipulimin e vullnetit të qytetarëve në favor të PS.

Gjithashtu, ato nuk përfaqësojnë asnjë risi propagandistike dhe nuk kanë asnjë domethënie politike, përveç degradimit të një stili të mërzitshëm të pëpjekjes dhe sforcimit për të krijuar një ngjarje politike për t’i hedhur sërish hi syve opinionit publik.

Këto lëvizje përfaqësojnë vetëm mentalitetin e vjetër të këtij njeriu,  ku thelbi nuk është shërbimi ndaj interesit publik , por mbajtja sa më gjatë e pushtetit me çdo mjet dhe këtë nuk e thonë kritikët, por e pranoi vetë në Asamble, ku të vetmin objektiv shpalli mbajtjen e pushtetit dhe për mandatin tjetër.

Ndaj, prezantimi si risi i emrave periferikë pa asnjë përvojë, kontribut dhe meritë me argumentin se kjo i shërben prodhimit të dinamikave të reja në qeverisje dhe njëkohësisht kalimit të stafetës tek një brez i ri në PS është thjesht një manovër e dështuar propagande.

Sepse ,e vetmja gjë për të cilën ata do të shërbejnë është besnikëria deri në verbëri ndaj kësaj klike dhe garantimi i vazhdimësisë së dinamikave të vjetra.

Dinamika që do të prodhojnë të njējtin bilanc dizastër që kemi parë gjatë këtyre njëzetetre vjetëve të tij në pushtet, por me një perjashtim: kjo do të kthehet në një spektakël bajat dhe të mërzitshëm si ai që pamë dje, që nuk do të prodhojë më as lajm dhe as befasi për askënd, as për vetë socialistët

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet
Bota

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet

22 Shtator, 2025

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes
Aktualitet

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes

22 Shtator, 2025

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale
Të ndryshme

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale

22 Shtator, 2025

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident
Aktualitet

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident

22 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com