Irena PROGNI, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD
Të nderuar demokratë!
Nesër Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedhë lidershipin e saj.
Ëndrra Dhjetoriane ‘90 e jetës time dhe e familjes time “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa” nuk është tretur, nuk është ligështuar, e nuk ligështohet për asnjë çast, përpara çdo situate a vështirësie.
Besoj se, vetëm nëpërmjet vlerave dhe misionit të Partisë Demokratike do të mund të vijë ndryshimi i kërkuar, i domosdoshëm drejt prosperitetit dhe demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Unë nesër jam në garë, e nderuar të jem kandidate për në Kryesinë e Partisë Demokratike.
Unë e dua PD-në, se PD-ja është unë, e dua Shqipërinë, se është dheu im, është dheu i të parëve tanë, i joni dhe i fëmijëve tanë, e së bashku, ne mund ta shpëtojmë atë!