Policia e Lushnjes ka rrethuar qendrën e qytetit, aty ku ka ndodhur vrasja mbrëmjen e sotme. Mësohet se viktima quhet Bledar Muço thonë burime paraprake.
Ai është pronar i një lokali të quajtur “Pedonale” pranë qendrës së qytetit. Mësohet se një person tjetër, ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur nga përplasja me armë.