Pas diplomimit në shkencat inxhinierike, në Universitetin Popullor të Milanos, Eduart Ndocaj, përmes një publikimi me ilustrimin e një fotoje nga ShBA-ja, ku ai ishte për vizitë zyrtare në kohën kur ishte deputet, ka përcjellë një mesazh mjaft domëthënës dhe filozofik për të gjithë prindërit shqiptarë, duke i apluar për vëmendje më të madhe për arsimin e fëmijëve të tyre, pasi investimi më i madh që bëhet për të ardhmen e këtij vendi është pikërisht vizioni për një arsim cilësor dhe politika solide në drejtimi të sistemit arsimor.
Nuk është arstësor ky mesazh i ish-deputetit Ndocaj, pasi ai gjithnjë e ka vënë theksin tek politikat arsimore, të cilat në qeverisje të ndryshme ndryshonin sipas qëllimeve të qeveritarëve, ndaj dhe sot duhet më shumë se kurrë nje qasje më vizionare në drejtim të sistemit arsimor në Shqipëri, i cili është shndërruar në fabrikë diplomash dhe asgjë tjetër.
Ish-deputeti lezhian, i cili falë biografisë së tij nuk arriti të arsimohej në Shqipëri edhe pse me rezultate të shkëlqyera dhe me një talent të madh, por u detyrua të merrte udhët e botës në emigrim, sot në moshën 46 vjecarë, më këmbëngulje dhe me zell të madh ia arriti të bëjë realitet dëshirën e tij për arsimim të kualifikuar, gjë që e dëshmon edhe suksesi i tij në fushën e ndërtimeve, ku me mjaft autoritet profesional udhëheq kompaninë e tij, e cila është konkuruese në vendin fqinj të Italisë.