Klinika Dea Dent është e kompletuar me një staf dhe pajisje të cilat lejojnë zgjidhjen e një game të gjerë të diagnozave nga ato themelore deri tek ato me nivel të lartë të vështirësisë teknike. Ekipi i klinikës përbëhet nga mjekë proteziste, kirurgu i implanteve, ortodontia dhe pediatria e femijeve . Ekipi i mjekëve profesionistë si dhe asistentët e tyre trajtojnë diagnoza të ndryshme dentare.
I gjithë ekipi trajnohet periodikisht nga kompanitë që prodhojnë materialet më të njohura dentare.
Klinika Dea Dent ofron trajtime dhe shërbime të ndryshme si:
Profilaksi
Terapi dhe Endodonti
Dentistri Pediatrike
Kurora Zirkoni dhe Porcelani
Faseta E-max dhe Veneers
Kirurgji Orale
Implantologji
Ortodonci
Klinika ndodhet tek Komuna e Parisit , rruga Osman Myderizi ( ngjitur me pallatin e Sigmes)