Ekzistenca e këtij kombi është kërcënuar gjithmonë nga ikja.
?8 gusht 1991- 8 gusht 2021
Anija Vlora me mbi 20 mijë shqiptarë në bord u nis drejt Italisë, në kërkim të lirisë dhe një jete më të mirë.
Për fat të keq ende pas 30 vitesh në të njëjtat kërkesa: liri, të drejta, jetë më të mirë.
?E për fat më të keq akoma sot ikin jo vetëm të papunët, sot ikin të aftët, të shkolluarit, studentët, doktorët, inxhinierët.
Ndërsa përpara 30 vitesh iknin me etje drejt lirisë, sot largohen të detyruar nga një shtet që gati shtyn qytetarët e tij drejt ikjes pa kthim, drejt largimit dhe arratisjes pafund, drejt moskthimit.
Shqipëria është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e te cilit nuk po njeh zbutje, por ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante.











