Nga Ylli Manjani
Nuk më ka pëlqyer ndonjëherë muzika me 3 nota e 2 akorde e Goran Bregoviç. Korça meriton më shumë art sesa kaq, padyshim.
Megjithatë, nuk mund të krenohemi përjetësisht me “Jovan Bregun”…
Le të performojë edhe një Breg-oviç, se s’u bë nami.
Ata që do shkojnë aty, do shkojnë për ndonjë gotë birrë, jo për të parë cilësi muzikore. As “viç-n” para apo pas Bregut…
Këto zyrtarët lokalë dhe organizatorët e koncertit, që ngatërrohen si te filmi Koncert në vitin ‘36, janë po aq qesharakë.
“Koncerti të bëhet zoti Xhevo…”
“E ç’e keqe i vjen mbretnisë nga muzika…”
“Kush e ka ndaluar këngën e kongresit”?
“Ajo e fllamosur Qerime, bukur këndon…”
“Po atë këngën triste domenika, do na e këndoni..”
???
Ndërkohë:
Është më e rëndë marrja e vendimeve,shkërmoqëse për shqiptarët, nga Rama dhe Vuçiç, sesa muzika e vakisë që këndon Bregu me viç, apo e Cicës së Arkanit.
Nejse, fajin e ka Saliu!
Sa për kujtesë…











