Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka njoftuar se ka nominuar Kroacinë për Programin e Heqjes së Vizave, “Visa waiver program”, çka do të thotë se për 90 ditë qytetarët mund të lëvizin për turizëm apo punë, pa kërkuar vizë.
“Sot, unë nominova Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci,”-shkruan ai.











