InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Vehap Kola: Një platformë rajonale për BE-në si shpëtim nga OB-ja Vuçiç-Rama…

30 Korrik, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Vehap Kola: Një platformë rajonale për BE-në si shpëtim nga OB-ja Vuçiç-Rama…

Tezat që hodhi sot Edi Rama në Shkup, në samitin që ai bashkë me Vuçiç dhe Zaev, kishin organizuar për të çuar përpara projektin e minishengenit ballkanik, duhet të përbëjnë një alarm për të gjithë faktorët politikë e shoqërorë shqiptarë në rajon.

Me një sfond ku bluja e flamurit serb, dominonte mbi të kuqen e flamurit shqiptar me ndërmjetësimin e shiritave të ylberit maqedonas dhe përmes manipulimeve logjike, ai u përpoq ta paraqiste Jugosllavinë e re si një mini-BE, e cila nuk kërcënohet nga ato që ai i quan problemet e brendshme të BE-së. Në vijim të falsitetit të tij logjik, ai u premton shqiptarëve se kjo do ta bëjë më të lehtë hyrjen tonë në BE dhe bashkëjetesën në kushtet e një unioni.

Në momentin që ne integrohemi në Bashkimin Europian – u shpreh Rama – do të bëjmë ekzaktësisht këtë që po bëjmë sot pa Bashkimin Europian. Në këtë mënyrë, Edi Rama na shpalos njëkohësisht se si e sheh ai BE-në dhe se çfarë forme do të ketë minishengeni, që ai nuk pranon ta quajë Jugosllavi e Re.

Meqë integrimi në BE do të na qenkërka një replikim i procesit të Open Ballkan (OB), logjikisht i ashtuquajturi minishengen, krahas integrimit shoqërohet edhe me heqje dorë nga sovraniteti i plotë.

Por nëse në rastin e integrimit europian, ky sovranitet kalon në Bruksel, në Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian, në rastin e minishengenit, sovraniteti nuk thuhet se kujt dhe ku i kalon. Fakti që nuk thuhet, nuk do të thotë se nuk dihet dhe nuk është vendosur.

Justifikimet e tjera të Ramës, janë të thurura që të rrisin mbështetjen për minishengenin e tij dhe të mikut të tij Vuçiç, por nuk kanë asnjë rëndësi për sa kohë ato nuk kanë për të patur fat më të mirë se premtimet elektorale që ai i nxjerr nga sirtari të paprekura çdo katër vjet.

Sulmet e tij ndaj Kosovës, mosguximi i tij për të artikuluar e madje guximi për ta përqeshur kërkesën ndaj Serbisë për njohje të Kosovës janë po aq ogurzeza sa edhe dakordësia 100% e Vuçiç me fjalët e tij ende të pashqiptuara në podium, që siç duket më parë i janë pëshpëritur në vesh Aleksandarit.

Tani që ligjërimi jugosllav i Ramës si antitezë e integrimit europian dhe njohjes së shtetit të Kosovës janë kristalizuar plotësisht, është koha që opozita në Shqipëri dhe faktorët politikë shqiptarë në rajon të bashkohen për të mbrojtur perspektivën europiane të dy shteteve shqiptare në Ballkan.

Për opozitën shqiptare Europa është e lidhur ngushtësisht me rivendosjen e legjitimitetit të institucioneve dhe rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Për faktorët politikë shqiptarë, veçanërisht në Kosovë, mbrojtja e rrugës euro-atlantike është jetike për ekzistencën e vetë shtetit të ri.

Opozita shqiptare ka edhe rastin e artë për t’u treguar e sinqertë me shqiptarët dhe e drejtpërdrejtë me burokracinë e Brukselit. Është koha që qëndrimet hipokrite të burokracisë europiane të mos mbulohen me gjuhë politike të mjegullt.

Ndryshe nga çfarë ankohet Rama, hipokrizia e Europës me Shqipërinë qëndron në njohjen e zgjedhjeve jodemokratike të 25 prillit dhe në fshehjen e arsyeve të vërteta për mungesën e një datë për konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri – BE.

Kështu, Europa shpik ose celebron një veto bullgare dhe humb shansin të ndihmojë spektrin politik europianist në Tiranë. Me një Europë të tillë të pafuqishme, Rama ka guximin të luajë cic-mic më fatin e shqiptarëve në të gjithë rajonin.

Me premisa të tilla, Platforma Qytetare për Demokracinë e shpallur nga Lulzim Basha në Kuvendin e fundit të Partisë Demokratike, mund të ridimensionohet në një platformë rajonale për Europën dhe të bashkojë parti politike, qeveri si ajo e Kosovës dhe e Malit të Zi dhe të gjithë faktorët shoqërorë europianistë në rajon.

Vetëm kështu, plani okult i OB-së shfaqet me tërë lakuriqësinë e tij përballë projektit të gjithëmbështetur të BE-së. Atëherë, do të jetë e qartë se OB nuk është një BE në miniaturë, por një minë ruse anti-BE në Ballkanin Perëndimor. Sepse siç e thotë vetë Rama, kjo nuk është një nisëm ekskluzive e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve

24 Shtator, 2025

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot
Aktualitet

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot

24 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025

24 Shtator, 2025

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com