InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Një qëndrim i PD që nuk toleron asnjë mëdyshje

18 Korrik, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Një qëndrim i PD që nuk toleron asnjë mëdyshje

Nga Red VARAKU

Qëndrimi politik ndaj zgjedhjeve të 25 prillit është sot qëndrimi më i rëndësishëm politik për opozitën dhe i vetmi qëndrim ku aktorët e rëndësishëm politikë duhet të jenë të qartë dhe të bashkuar pa asnjë ekuivok.

Çdo qëndrim tjetër është naivitet politik, për të mos thënë ndonjë gjë tjetër.

Kjo për shkak se ky qëndrim nuk është më një opinion mbi të cilin duhet diskutuar apo debatuar, por është një qëndrim politik që është vulosur nga shumica e anëtarëve të PD, të cilët votuan me 81% platformën politike të z. Basha, e cila ishte ndërtuar pikërisht mbi qëndrimin që këto zgjedhje ishin një masakër zgjedhore.

Mund të të duket i gabuar, i papjekur , i padrejtë , i manipuluar por sot kjo nuk është më për diskutim , sepse është vendim i forumeve politike të PD dhe bazuar mbi këtë vendim duhet të ndertohet dhe argumenti politik apo strategjia për betejën politike.

Çdo devijim ndaj këtij qëndrimi është joproduktiv, sepse e fut debatin në një kurth alogjik. Nuk mund të thuash fjala vjen ‘ Zgjedhjet na u vodhën, por dhe i humbëm’.

Kjo nuk është serioze në politikë. Këtë mund ta thuash në kafe për muhabet me miqtë, por asesi si një qëndrim politik, sepse në politikë nuk rrinë dot të dyja. Qëndrimin e demokratëve ose e pranon, ose e refuzon. Luksin për ta debatuar këtë e kishim para zgjedhjeve të 13 qershorit në PD.

Zgjedhjet ose u vodhën, ose u humbën dhe këtu nuk duhet të ketë dilema. Sepse , nëse pranon se zgjedhjet u humbën, atëherë duhet edhe t’i njohësh ato dhe nëse i njeh e bazon aksionin tënd politik mbi një të pavertetë të madhe dhe njëkohësisht bashkohesh dhe me qëndrimin e Ramës .

Mosnjohja e këtyre zgjedhjeve është jetike për PD jo vetëm sepse kjo është e vërteta e të gjithë demokratëve, por edhe për arsye sepse ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kombit.

Pikërisht, për këtë arsye qëndrimi ndaj këtyre zgjedhjeve është me rëndësi parësore për opozitën, sepse mbi këtë qëndrim ndërtohet dhe platforma dhe oferta e ardhshme politike.

Çdo qëndrim tjetër ndaj 25 prillit, më së paku nuk reflekton atë që vendosën demokratët në 13 qershor.

Sigurisht, janë të mirëprituara kritikat dhe qëndrime të caktuara në lidhje me çështje problematike të drejtimit të PD, që duhet thënë që në PD ka mjaftueshëm duke filluar nga mungesa e meritokracisë e duke perfunduar tek nevoja për rifreskim të strukturave apo dhe ristrukturim radikal aty ku duhet, por është naivitet politik që këto kritika të shkojnë kundër qëndrimit politik të opozitës në lidhje me këto zgjedhje.

Ndaj është me shumë rëndësi që të peshohet me kujdes çdo qëndrim dhe të refuzohet me seriozitet çdo aludim, në mënyrë që këto zgjedhje të mos prodhojnë një kakofoni qëndrimesh, e cila do të shkonte në favor të kësaj mazhorance.

Për këtë arsye pëfundimet e këtij kuvendi duhet të kthehen në një gjest mobilizimi të madh nga ku PD, jo vetëm të mos përçahet, por të dalë edhe më e fortë dhe më e bashkuar se ç’ishte.

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025

15 Gusht, 2025

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!
Bota

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!

14 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com