InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kur gazetaria është mision në shërbim të lirisë

15 Korrik, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Kur gazetaria është mision në shërbim të lirisë

Në nderim të gazetarit investigativ holandez, Peter R. De Vries

Nga Flutura Açka

Media holandeze sapo njoftoi vdekjen e gazetarit të famshëm investigativ, Peter R. De Vries, i cili ka disa ditë që lufton me të. Qysh nga pasditja e 6 korrikut, kur breshëritë e plumbave e “gjunjëzuan” në rrugë, njoftimet për jetën e tij ishin bërë lajmi i studove televizive dhe i rrethit të gazetareve holandezë.
A fitoi sot krimi mbi lirinë në Holandë? A do të ketë ndonjë valë të re protesash kundër krimit në shoqërinë holandeze pas lamtumirës së De Vries? Nga nesër Holanda padyshim do të zgjohet ndryshe.
Peter R. De Vries u godit nga një largësi jo e madhe në rrugën Lange Leidsedwars të Amserdamit, tek ecte drejt parkimit pas emisionit të radhës në “Bulevard”, një program dedikuar investigimin të krimit në televizionin RTL, ku ai merrte shpesh pjesë.
Me nuhatjen, këmbënguljen dhe profesionalizmin e tij, De Vries kishte hyrë zemër të krimit si askush tjetër, aq sa ishte kthyer në targetin e tij. Miqtë e tij gazetarë thonë për të se De Vres fliste për krimin dhe kriminelët, njëlloj si të ishte duke folur për futbollin apo politikën.
“Si mund të jesh i lirë, nëse gjunjëzohesh!”, thoshte De Vries, duke vendosur kështu edhe motivin e jetës së tij. Në historinë e medies holandeze, rrallë ka ndodhur që një gazetar investigativ i çështjeve kriminale, t’u shkojë kaq pranë dhe gjer në fund me këmbënguljen dhe kurajën e 64-vjeçarit De Vries.
Ai filloi punën si gazetar investigativ në vitin 1978, por fama e tij nisi kur hetoi dhe botoi në vitin 1987 librin “Rrëmbimi i Alfred Heineken”, një nga çështjet më të mprehta të kohës.
Më vonë De Vries është marrë me çështje shumë të bujshme, duke ndihmuar shpesh edhe hetimet zyrtare dhe duke ua ndryshuar rrjedhën shumë ngjarjeve nën hetim me të vërtetat që zbulonte.
Në shumë raste të tjera, ai ka përfaqësuar dëshmitarët nëpër gjyqetshumë të rëndësishme dhe ka shpëtuar nga burgu njerëz të dënuar me pa të drejtë, duke vënë në dyshim edhe drejtësinë holandeze. I shtyrë nga kjo, ai u detyrua të hapte vetë një studio ligjore për të mbështetur kauzat e tij.
Nën okelion e tij është edhe zbulimi që bëri në vitin 2003, se gruaja e ardhshme e princit Friso, zonja Mabel Wisse Smit, kishte lidhje të ngushta me kriminelin Klaas Bruinsma, zbulim për të cilin iu desh të udhëtonte për në Kili. Edhe zbulimi i zhdukjes së turistes amerikane Natalee Holloway në ishullin Aruba, i dedikohet një kamere të fshehtë të tij me kriminelin Joran van der Sloot, regjistrim që e bëri në kabinën e një makine tek udhëtone me tjetrin. Kush do të kishte guxuar ta bënte këtë, veç një kurajozi si De Vries?
Ishte dëshmia e tij dhe mbrojtja që i bëri motrave Astrid dhe Sonja Holleeder, që ato të dëshmonin për të vëllanë e tyre, kriminelin Willem Holleeder, dëshmi që çuan në burgimin e tij të përjetshëm në vitit 2019.
Në një intervistë të kohëve të fundit, ai e pranoi edhe vetë se ishte në listën e zezë të kriminelit Ridoun Taghi. Dhe duket sikur pikësisht kjo çështje, e njohur si “Procesi Marengo”, ia mori edhe jetën. Ndërsa merrej me këtë proces, De Vries u kthye në këshilltarin personal dhe mbrojtësin e dëshmimtarit kryesor të procesit, një çështje që kishe lidhje me porosinë e disa likuidimeve të kryera nga grupi kriminal, edhe pse kreu i tij është në burg. Grupi kriminal nuk e kurseu vëllain e pafajshëm të dëshmitarit kryesor dhe as avokatin e tij, duke i çuar kështu fjalë gazetarit se kishte ardhur radha e tij.
Pas këtyre likuidimeve, De Vries shpalli publikisht se nuk mund të tërhiqej, se kjo ishte jeta e tij. Madje, me gjithë këshillat e miqve, ai nuk ia lejoi vetes të mbrohej edhe pse e dinte se po rriskonte shumë. “Kjo është zeja jonë, të përballemi dhe të mos fshihemi.”
Më 23 korrik pritet seanca gjyqësore ndaj dy të dyshuarve të drejtpërdrejtë në vrasjen e De Vries, por duket se Omerta (besa mes kriminelëve) nuk do të lejojë dritën të hyjë në skutat e errëta të njerëzimit. Një gjë është e sigurt: nga nesër shumë gjëra do të ndryshojnë në shoqërinë holandeze; gazetarë të rinj e profesionistë do të mbijnë dhe një valë e re ndjeshmërie kurajoze do të zgjohet.
Kjo është një betejë që ka vetëm një fitues: Lirinë.

Fotoja: Copyright Marcel van den Bergh, de Volkskrant

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!
Bota

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!

14 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 14 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 14 Gusht 2025

14 Gusht, 2025

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com