InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Eminenca Elsie dhe emineca gri e tij

29 Qershor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Eminenca Elsie dhe emineca gri e tij

Nga Flutura AÇKA

“Do të vij në fund të qershorit, dhe do të shkojmë në Theth!”, më tha i vendosur Turi (Artur Metani), dragomani për 25 vite rresht i albanologut të njohur, Robert Elsie. Bobi, siç e thërriste ai, sot do të kishte ditëlindjen dhe ne do të mblidheshim pak miq në Theth për ta kujtuar këtë 71-vjetor të munguar dhe vitin e katërt të lamtumirës me të më 2 tetor 1917.
Por eminenca gri e Robert Elsies, djaloshi i përkushtuar për kulturën shqiptar me dekada dhe krejt pa bujë e, na la pak ditë pas kësaj bisede që kishim në Hagë, mu aty në sheshin para parlamentit holandez. Ishte 17 maji i këtij viti, kur mbase nga një ethe mbindjeshmërie që ka njeriu para se të thotë lamtumirë, ai këmbënguli të rrinte me mua gjatë dhe ashtu gjatë kujtuam Robertin, tim bir, gjëra të dashura e që na mungonin. Arturi kishte vite që punonte si ndihmës në Ambasadën e Kosovës në Holandë dhe ishte krenar që i kishte shërbyer gjithë jetën (edhe në kohën kur udhëtonte me albanologun e njohur) një atdheu më të madh se ai që e kishte lënë vite të shkuara.
Takoheshim shpesh dhe kemi kujtime të mrekullueshme të miqësisë sonë, bashkë me Robertin; ndonjë prej tyre e përmend edhe tek libri “Biri”. Qysh nga ikja e albanologut, ai nisi të hidhte shënimet e udhëtimeve e të ngjarjeve të atyre viteve nëpër trojet shqiptare, një punë e jashtëzakonshme që përmblidhet në ato dhjetëra studime dhe libra të pafund që Elsie na la ne shqiptarëve.
I pata premtuar se kur ta mbaronte librin, do ta ndihmoja me redaktimet dhe botimin, kështi ne do të kshim mundësi ta njihnin Robert Elsien në procesin e hulumtimit e të krijimit të këtyre veprave. Por Artur Metani nuk e përfundoi dot librin e tij dhe na la shumë i ri pak ditë me parë nga një arrest kardiak. Në Sharrë është ende një pirg dheu i freskët i mbuluar nga lulet e shumta, në Theth varri i gurtë monumental i albanologut i kuruar prej mikut të tij të pabujë, dhe në këtë botë ende kujtime të bukura dhe nderim me përulje për ata që nuk u lodhën kurrë së dhëni Atdheut.
Fragmente nga “Biri”, 2020
Më 29 qershor të vitit 2012, pas promovimit të librit “Pasioni për Thethin” në Muzeun e Fotografisë në Rotterdam, ne bashkë me Robert Elsien dhe Arturin, ndihmësin e albanologut të njohur (i cili ende e thërret veten “dragomani” i Robert Elsies, pasi e ka shoqëruar albanologun në të gjitha ekspeditat e tij nëpër tokat shqiptare për gati çerek shekulli, deri në ndarjen të tij nga jeta më 2 tetor të vitit 2017), u zhytëm me vështirësi në makinën e vogël të Ambasadës së Kosovës. Atëherë, Himni i Futbollit Shqiptar – një këngë disi shoviniste në syrin tim – ishte shumë në modë, ndaj ne ia ngritëm zërin diskluajtësit të makinës deri në fund dhe madje me thirrje zëlarta përsëritnim vargun “kuqezi”, duke e detyruar edhe shoferin holandez të na shoqëronte, por, për shkak të shqiptimit jo të drejtë që i bëri fjalës “kuq” ne qeshnim me zë të lartë. I ziu shofer, i nxitur prej hovit tonë, zuri të thërriste edhe më fort, i sigurt se po na nderonte duke e shqiptuar “koq” ngjyrën tonë të shenjtë.
Nga ndenjësja e prapme dëgjoja gurgullimën e së qeshurës të Birit dhe lumturinë e tij të pafundme për këtë “aventurë” shqiptare që po bënim, nga ato që ai i njihte mirë, pasi atë kohë kishte vetëm një vit që ishte shpërngulur në Holandë. Tek shihte makinën që troshitej nga të qeshurat dhe kënga, Robert Elsie vuri duart në kokë dhe tha me të qeshur: “Vetëm ju shqiptarët bëni kaq shumë zhurmë!”…
Atë natë (1 tetor 2018) mbërritën familjarët e ngushtë të Robert Elsies për ceremoninë e njëvjetorit të ndarjes së tij nga jeta dhe të nesërmen, nën shiun e imët e të vazhdueshëm, nën thëllimin që sillnin mjegullat që po zbrisnin ngadalë nga majat e maleve, bri pemës së lashtë që ende lëngonte e thyer aty afër, u përshëndetëm me mikun tonë të vjetër dhe e kujtuam pa bujë, siç ai qe, dhe siç ai punoi, mes të tjerash edhe për këtë perlë siç është Thethi, dheu bujar i të cilit tani është shtëpia e tij e përjetshme, siç është edhe shtëpia e përjetshme e kujtimeve të mia të shenjta për Birin.
Me Robert Elsie dhe Artur Metani, Rotterdam, 29 qershor 2021.
Foto Ann Christine Eek
Mund të jetë një imazh i 3 persona, people sitting dhe ambiente të brendshme

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com