InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Drita e Partisë, Dritani! – Nga Amar Lumi

27 Qershor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Drita e Partisë, Dritani! – Nga Amar Lumi

Nga: Amar Lumi

Dritan, drita e Partisë, na tha se fajin e ka Voltana. Po ç‘faj, o i mjerë? Ja e more edhe Voltanën. Ja e dogje në turrën e druve shtrigën! Ja e more edhe Këshillin e Shkodrës! Çfarë do bësh pastaj? Do kthesh menjëherë “Pesë heronjtë e Vigut“ dhe do betonizosh gjithë Liqenin e Shkodrës.

Për nga shtatlartësia Partia do të të bëjë heroin e gjashtë të Vigut, por aman, na e thuaj, t’u bëfshim rixha, me urdhër Partie i ke këto akuzat, apo i bën vetë? Që të kuptohemi, mendësi rojeje ke. Babai jot na ruante nga armiku i jashtëm. Vrau e preu në emër të armikut të jashtëm me devotshmërinë më të madhe ndaj Partisë.

Ta paksa lënë trashëgim zanatin e rojes me ç’duket. Vetëm se ti po na ruan nga armiku i brendshëm, se ju ka lënë ca takati nga brezi në brez. La babai pushkën e ti gjasme more penën. Vetëm se në të dyja rastet e përdor kundër shqiptarëve për të mbrojtur Enverin dhe Ramën. Kur shkruanim se duhet protestuar, ti banalizoje me ca gjetje fshatarekse ato rrahjet e policëve nëpër rrugë.

Kur kapeshin avionët me drogë, gjeje ca raste banale sërish dhe nga apologjia ngjaje vetë si kërcell hashashi 200 centimetër plot kundërmim. Gjithnjë më vjen çudi: a keni qendër që ju jep direktiva, a e bën vetë? Se na përmend nëpër statuse shpeshherë disa shtegtarë që kanë kaluar këndej. Sot kishe sjellë në vëmendje një udhëtare. Ka qenë koha kur kolonizimi ishte në modë.

Ajo na shihte si majmunë. Duke e përmendur kujton se po bën ndonjë gjë të madhe, Dritan? Ah, i mjerë! Ti ke shpëtuar nga ky kopësht zoologjik se je bërë roje kopështi, dhe mendon njësoj si ata kriminelët që tregojnë filmat nëpër kampet e përqëndrimit në Poloni e Siberi. Sa i mjerë që je! Kujton se na e hodhe se je bërë roje si yt at! Dritan, o drita e Partisë, kuptoje se je dordoleci që tremb çdokënd që kalon këtej. Ty të kanë parë ata në shekullin e shkuar.

Panë gjyshin tënd që vidhte kësulën e vet dhe e quante heroizëm. Pastaj panë babanë tënd që vriste me pistoletë.

Tani të shohin ty si dordolec.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com