InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Durrësi, treni i fundit drejt titullit, Ilir Daja: Luajmë gjithçka për gjithçka

16 Maj, 2021
in InfoPress, Lajme, Sport
A A
Durrësi, treni i fundit drejt titullit, Ilir Daja: Luajmë gjithçka për gjithçka

Tre javë përpara fundit, Partizani luan finalen më të rëndësishme të sezonit.

Në “Niko Dovana” nëse dëshirojnë të mbajnë të ndezur ëndrrën titull, përballë Teutës duhen tre pikët me çdo kusht.

Ilir Daja është i vetëdijshëm për situatën ku ndodhen, pikët, kalendari dhe forca e rivalit nuk lënë shumë hapësira për llogari, kjo është një ndeshje ku luajnë gjithçka për gjithçka, pa qenë e nevojshme më pas të kthejnë kokën pas.

Kjo pritet të jetë një sfidë e luftuar në çdo detaj pasi përballë janë sulmuesi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë, vendi i parë kundër vendit të dytë:

SULMI MË I MIRË KUNDËR MBROJTJES MË TË MIRË- Sigurisht që është një ndeshje ku do të luhet gjithçka për gjithçka.

Nëse duam t’i kemi gjërat në dorën tonë, besoj që është treni i fundit.

Kemi një kundërshtar të vështirë sepse luan vendi i parë me të dytin dhe Teuta pozicionohet në këtë kampionat sepse ka ditur të menaxhojë shumë mirë deri në këto javë.

Është mbrojta më e mirë, por ne kemi sulmin më të mirë. Sigurisht që loja ka 2 faza dhe duhet mos përballemi vetëm në këtë lloj situate, por duhet të mendojmë edhe për raportet e mbrojtjes, se edhe Teuta ka lojtarë që nëse do i lesh hapësirat e duhura mund të të godasin.

DY SEZONE PA FITORE NË DURRËS- Kam dëgjuar që Partizani kishte 7 vite pa fituar me një ekip tjetër, për etikë nuk po e përmend.

Besoj që në këtë vit që unë drejtoj bashkë me stafin Partizanin, kemi marrë njësoj pikë të dy ekipet.

Që do të thotë që nesër do të luftojmë patjetër për të marrë 3 pikëshin. Ky 3 pikësh të jep edhe një bonus tjetër, sepse me ndeshje direkte pastaj pozicionohemi më mirë se Teuta.

ÇFARË DUHET TË NDRYSHOJË- Fakti që as Teuta nuk na ka mundur asnjëherë, raportet janë 50 me 50. Duhet të jemi të kujdesshëm, ta shtrimë këtë lloj përqëndrimi. Duhet të jemi të kujdesshëm, mos të prishim ekuilibrat, Teuta pëson pak gola.

Pra duhet të sulmojmë me më shumë forca, duke pasur një mënyrë tjetër të luajturi në Durrës, më qenë së duhet të rriskojmë për të marrë 3 pikësh.

KONTIGJENTI I PLOTË- Kemi një problem me një nga lojtarët, që ka bërë ekon sot, por ekoja ka dalë e pastër. Sigurisht që ka kontrakturë jo tërheqje të gradës së parë.

Vlen të theksohet se të gjithë lojtarët që kanë qenë në fazë përgatitore, asnjëri nuk ka pasur dëmtime, janë dëmtuar vetëm lojtarët që kanë ardhur në janar.

Element shumë i rëndësishëm në futboll, është vazhdueshmëria.

Duke parë këtë element pozitiv, jemi të kënaqur.

Nuk kemi dëmtime, jemi ekipi me gjendjen më të mirë. Sepse mund të mos kesh dëmtime, por të kesh gjendje jo të mirë fizike.

Unë nuk jam këtu për Teutën, por po shikoja kalendarin e ndeshjeve në vazhdim dhe mendoj se as atyre nuk u intereson barazimi nesër sepse pas nesh luan me Laçin.

Ne e kemi detyrë, por nuk do e humbim balancën.

Mëllugja është larguar. Ka qenë shumë korrekt largimi i tij, duke parë hapësirat e munguara, jo për faj të Partizanit, apo stafit, por për faj edhe të tij sepse kur ka ardhur te Partizani kishte shkëputur stërvitjen.

Kanë gjetur dakordësinë dy-palëshe dhe në një mënyrë shumë korrekte kemi vendosur që klubi dhe lojtari të shkëpusin bashkëpunimin”, u shpreh Daja.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias
Sport

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

31 Maj, 2026
“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026
Sport

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

3 Prill, 2026
Kosova ‘thyhet’ në finale, Turqia shkon në Botëror
Sport

Kosova ‘thyhet’ në finale, Turqia shkon në Botëror

1 Prill, 2026
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Sport

Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026

3 Janar, 2026
‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit
Sport

‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit

27 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com