InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fundi i palavdishëm i Ikacakëve të PD

7 Maj, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Fundi i palavdishëm i Ikacakëve të PD

Eden Babani, Bruksel

Nuk është se s’dihej fundi politik i Jozefina Topallit, i Astrit Patozit, i Rudina Hajdarit, i Myslim Murrizit e i ndonjë tjetri. Merrej me mend, sepse qysh në zanafillë, Partia Demokratike, e cila s’i ka vënë kurrë në rresht as anëtarët as krerët e saj, ka njohur plot ikacakë.

Dikush u rikthye në vathë i penduar. I falet gabimi dhe koka e falur nuk pritet. Dikush u rikthye kinse i penduar, ama, pa kaluar ndonjë kohë kushedi sesa u vetëdemaskua, gabimin e shndërroi në faj. Dikush e braktisi përfundimisht vathën, që të strehohej në një tjetër pozicion.

Ndër më tipikët, do të veçoja Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin. Jo se Ridvan Bode ose Majlinda Bregu, ta zëmë, janë më “të fisshëm” politikisht, por sepse patën guximin të mos fshiheshin pas gishtit.

Edhe Topalli, edhe Patozi, janë që të dy politikanë me përvojë të admirueshme. Që dy kanë qenë nënkryetarë të PD-së, – e para si kryesuese e Kuvendit dhe i dyti si kryesues i Grupit Parlamentar. Që të dy, ndër ndihmësit më të afërt të Dr. Berishës. Që të dy inatçorë të pandreqshëm përballë liderit ri në ngjitje, Lulëzim Bashës.

* * *
Më 23 prilli 2019, afro dy muaj përpara zgjedhjeve vendore të qershorit, Astrit Patozi shpalli me një ngut të paparë zyrtarizmin e partisë Bindja Demokratike. Vendimi i KQZ-së për regjistrim në listën e partive konkurruese u bë në kohë rekord, jashtë të gjitha ligjeve kushtetuese.

Ja çka pretendonte asohere në ABC NEWS ish-krahu i djathtë i liderit historik të PD-së, Dr. Berishës:

“Bindja Demokratike duhet të jetë shtëpi e të gjithëve, partia ku të vërshojnë të rinjtë… Mezi e pres këtë ditë (ditën e zgjedhjeve vendore, EB), kjo është ëndrra ime më e madhe.”

I zënë ngushtë, pyetjes së gazetares Milori për marrëdhëniet me Dr. Berishën, iu përgjigj: “…Z. Berisha është në të njëjtin vend që ka qenë, ndërsa unë jam diku tjetër. Politikisht ne mendojmë ndryshe”.

I pabesueshëm, madje i palejueshëm justifikimi kësisoj i një politikani me staturën e Astrit Patozit, ndonëse gjithkush ka të drejtë të ndryshojë pozicionin e vet politik. Ama sesi u gjend e sesi e rrëmbeu atë vorbulla e fuqishme e ngjarjeve, kësaj i duhet gjetur medoemos një vegjëzë ku të varet. Sot, kur i janë hequr petët byrekut dhe dihen botërisht udhëkryqet politike të asaj kohe, merret me mend lehtësisht ku dhe kush e kurdisi sahatin e ngutit.

S’ka pikë dyshimi se së ashtuquajturës “Rilindje” i duhej atëherë një kinse parti opozitare si alibi elektorale, në kushtet kur opozita e vërtetë ishte larguar nga Parlamenti dhe kishte deklaruar bojkotin e zgjedhjeve.
Pse, pra, pikërisht Patozi?

Që të mos kaloj vijën e kuqe të arsyetimit, unë e shpjegoj si kundërvënie inatçore ndaj Lulëzim Bashës. Domethënë, për inat të sime vjehrre, do të fle me mullixhinë.

* * *
Jozefina Topalli e formoi partinë Lëvizja për Ndryshim aty nga fundi i tetorit 2020, as gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të 25 prillit të vitit në vazhdim.

Me pompë të jashtëzakonshme dhe bash në kulmin e pandemisë, ish Kryetarja e Kuvendit mblodhi një tufë njerëzish në një sallë të shtrenjtë hoteli. Me maska në fytyrë, shumica të rinj, s’besoj se e kuptonin dot të gjithë praninë e tyre në atë sallë. Aq më pak, rrezikun e infektimit me Covid-19.

Edhe më e madhe pompa dhe pretendimet për rikthimin e saj në politikë.

“Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng tre milion shqiptarë… Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit – tha ajo në fjalën e saj. – Kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit… Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autorë të fatit tuaj, mos kini frikë… Frikë duhet të kenë ata që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë… Nuk kam para e as vende për t’iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj ejani me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës”.

Retorikë boshe e qesharake, që zor të kenë bindur sallën e mbushur me njerëz me maska. I vetmi ndryshim nga përçartjet e Ramës, domethënë sfida e zonjës Topalli, ishte zëvendësimi i emrit të Dr. Berishës, me atë të Lulëzim Bashës.

Ku Jozefina e njëherë-e-një-kohe, ku kjo e “ballos me maska”! Ku politikania shqiptare që “rrezaton nga bukuria, modestia dhe eleganca” (Revista Iliria, Kroaci), ku ajo e rikthyer në politikë me qëllime të dyshimta dhe me rrezatim në zbehje!

Ishte koha kur Shqipëria u pranua në NATO dhe Kryetarja demokrate e Kuvendit mburrej asohere me të drejtë gjatë vizitës së saj zyrtare në Kroaci, duke falënderuar mikpritësit për kontributin e tyre ndaj një vendi ballkanik me pikësynim Bashkimin Europian.

* * *
Tentativat e dështuara politike të Topallit, të Patozit, të Murrizit e të ndonjë tjetri rezultuan një vrimë në ujë. Pas kësaj, gjithkujt i lind e drejta të pyesë: Kujt i shërbyen nismat për të krijuar parti të reja të së djathtës, bash në prag zgjedhjesh? Rastësi të kenë qenë?

Aspak të rastësishme. Përkundrazi, të qëllimshme.

Kopje besnike mes syresh, ikacakët inatçorë të PD-së i sajuan partitë kala prej rëre, për ta njollosur figurën e liderit demokrat, me të cilin nuk guxuan të konkurronin pas dorëheqjes së Dr. Berishës në vitin 2013.

Atëherë, kë njollosën më shumë?

Morën vërtet nga një grusht votash,- nga 6-7 mijë secila parti, – por, siç vëren me të drejtë Artur Zheji, “në vende sensitive, aty ku diferenca shkonte në dëm të PD dhe në favor artificial të PS.”

Ama, më shumë sesa Bashën dhe Partinë Demokratike njollosën dhe dëmtuan veten e tyre, aq sa ia nxorën bojën vetes dhe u bënë qesharakë në sytë elektoratit. Sepse, duke kryesuar listat ose duke qenë në pozicione favorizuese, morën vetëm votat e ndoca ndjekësve besnikë. Topalli, 598 në Qarkun e Shkodrës. Patozi, 671 në qarkun e Tiranës, kurse Murrizi, 549 në Qarkun e Fierit.

Tashti, pavarësisht dorëheqjeve, le t’i pinë lëngun tollovisë politike që krijuan.

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin
Show Biz

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

18 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025

18 Gusht, 2025

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE
Bota

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025

17 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com