Pas katër seancave gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme është dhënë pretenca për ish-krye prokurorin Ardiatik Lllalla, ku kërkohet dy vite burg si dhe 5 vite largim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Seanca për të dhënë vendimin është më 20 maj. Gjykata do të vendos nëse do të pranojë pretencën e Prokurorisë së Posaçme për Llalën.
Llallës i është komunikuar pranverën e vitit të shkruar akuza “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.