– Tre persona janë plagosur në Elbasan! Paraditen e sotme ish-polici Koço Buzi, i cili ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij, ka qëlluar ndaj saj me armë zjarri duke i marrë jetën. Por përveç saj, të plagosur nga të shtënat kanë mbetur edhe një kalimtari i rastit, një efektiv policie dhe vetë avokati i viktimës.
58-vjeçari është prangosur në flagrancë nga efektivët dhe është nisur menjëherë për në Komisariat, ku edhe pritet që të tregojë shkakun që e shtyu t’i merrte jetën bashkëshortes. Ndërkohë ende nuk dihen detaje lidhur me identitetin e të plagosurve të tjerë, apo me gjendjen e tyre shëndetësore.