InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Zgjedhjet e 25 prillit, as nuk do të njihen dhe as nuk do të prodhojnë pushtet dhe përfaqësues legjitim”, ish-kandidati Hasani mesazh falënderues për zgjedhësit e zonës së tij: Krenar për vlerat dhe qëndresën tuaj!

5 Maj, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
“Zgjedhjet e 25 prillit, as nuk do të njihen dhe as nuk do të prodhojnë pushtet dhe përfaqësues legjitim”, ish-kandidati Hasani mesazh falënderues për zgjedhësit e zonës së tij: Krenar për vlerat dhe qëndresën tuaj!

Ish-kandidati për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Lodovik Hasani, përmes një mesazhi për zgjedhësit e zonës së tij, Pukë dhe Fushë-Arrëz, ka falënderuar votuesit e PD, të cilët edhe pse përballë kishin makinerinë shtetërore të oligarkëve zullumqarë, prapëseprapë dëshmuan dinjitet dhe rezistencë.

Në mesazhin e tij falëlenderues, Hasani, teksa ka nënvizuar se Puka dhe treva e saj, nuk meritojnë të trajtohen si zona të harruara dhe të braktisura, ka veçuar faktin se ai, erdhi kandidat në vendlindje, i pajisur me vizion dhe program konkret zhvillimi dhe jo si një kandidat i “orëve të natës”, apo dhe i mekanizmave të tjerë.

Teksa ka evidentuar problematikat e mëdha të fushatës, ku mekanizmi i blerjes së votës ishte masiv, Hasani ka pohuar se: “unë nuk do tërhiqem nga beteja për ta çuar deri në fitore kauzën e mbrojtjes së votës së lirë dhe të principeve të saj, dhe bashkërisht të besojmë fuqishëm se grupet kriminale të blerjes së votave, që kanë njollosur emrin dhe traditën e Pukës dhe të pukjanëve do të marrin goditjen e duhur dhe se zgjedhjet e 25 prillit, as nuk do të njihen dhe as nuk do të prodhojnë pushtet dhe përfaqësues legjitim, prandaj të jemi të bashkuar, sepse këto zgjedhje kanë rënë dhe qytetarëve do t’u kthehet institucioni i votës së lirë, përmes zgjedhjeve të parakohshme”.

Kandidati i PD, Lodovik Hasani, përtej rezultatit, ku përballë kishte makinerinë elektorale të blerjes së votave nga narko-bandat dhe oligarkët e konçensioneve, arrit të merrte një rezultat impresinoues, duke u konsideruar fitues moral i zgjedhjeve të 25 prillit në Pukë dhe Fushë-Arrëz.

Postimi i plotë:
Pukjanët e mi të dashur!
Fushata e 25 prillit është një pikëtakim i rëndësishëm i imi me të gjithë Ju, pasi përgjatë një muaji, bashkërisht ishim pjesë e një projekti politik që synonte ngjalljen e shpresës për të ardhmen tonë, duke u fokusuar kryesisht në bashkimin e vlerave dhe potencialeve më të mira njerëzore që do të mundësonin perspektivën e zhvillimit ekonomik, jo vetëm të trevës së Pukës, por dhe të të gjithë Shqipërisë.
Kam ndarë bashkëbisedime të sinqerta vëllazërore, jam ulur në votrat tuaja, duke ndjerë ngrohtësinë e mikpritjes, kam parë në sytë tuaj, dëshirën e madhe për jetën si një komunitet vital me energji pozitive dhe me një fisnikëri të pashoqe, si dhe mora angazhime konkrete, në funksion të vizionit për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës përmes ndërhyrjeve në infrastrukturë, si: rrugë, ura, shkolla, qendra shëndetësore, ujësjellësa etj, në çdo skaj të bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz, duke besuar fuqishëm në forcën e karakterit dhe në fuqinë e vendosmërisë suaj për t’i bërë ballë të keqes që ka zënë rrënjë në anët tona.
Vëllezër dhe motra!
Unë nuk erdha në vendin tim, si kandidat i “orëve të natës“ apo dhe i mekanizmave të tjerë joshës, pasi unë kisha moralin të shihja më sy çdonjërin prej jush dhe të bisedoja halle e derte, unë nuk i druhesha asnjë “mëkati qeverisës“, sepse prej 30 vitesh nuk jam pjesë e asnjë institucioni buxhetor, pasi kam ndërtuar me mund dhe djersë ekonominë time modeste, e cila më bën të jem i përgjegjshëm për çdo iniciativë dhe vlerësues ndaj cdo situate, duke mos qenë cinik me fatin e njerëzve dhe me ndjeshmëritë humane.
Oligarkët zullumqarë, që ishin kandidatë të partisë qeverisëse, së bashku me patericat gjymtyrizuese dhe me eskortën e hienave, që vërtitetn turpshëm nëpër zonë, duke nuhatur prenë elektorale të radhës, shfrytëzuan nivelin e varfërisë të pukjanëve dhe me cinizëm përçmues ofruan modelin e blerjes së votave, duke gjetur terren pikërisht nga bashkëpunimi me hallkat e korruptuara të pushtetit, si e vetmja mundësi reale për të mbajtur sërish pushtetin e tyre, që tashmë kundërmon erë të rëndë trafiqesh, konçensionesh, parash të pista dhe korrupsioni masiv.
Përtej kësaj panorame të zymtë, ne dëshmuam qëndresë, rezistencë, afirmuam vlera morale dhe forcë karakteri, edhe pse mandati i përfaqësimit të pukjanëve në Kuvendin e Shqipërisë u vjedh dhe u tjetrësua nga baronët e drogës dhe përvetësuesit e financave publike, që me lojën e “lakuriqëve të natës“, joshën me mekanizma pervers kontigjente të shumtë votuesish duke delegjitimuar dëshirën e pukjanëve për të patur një zë të tyrin në aureolën parlamentare.
Vëllezërit e mi pukjanë!
Me falënderimin e posaçëm për secilin nga ju, për mbështetjen e madhe që i dhatë PD dhe kandidaturës sime, gjej rastin të pohoj, se unë nuk do tërhiqem nga beteja për ta çuar deri në fitore kauzën e mbrojtjes së votës së lirë dhe të principeve të saj, dhe bashkërisht të besojmë fuqishëm se grupet kriminale të blerjes së votave, që kanë njollosur emrin dhe traditën e Pukës dhe të pukjanëve do të marrin goditjen e duhur dhe se zgjedhjet e 25 prillit, as nuk do të njihen dhe as nuk do të prodhojnë pushtet dhe përfaqësues legjitim, prandaj të jemi të bashkuar, sepse këto zgjedhje kanë rënë dhe qytetarëve do t’u kthehet institucioni i votës së lirë, përmes zgjedhjeve të parakohshme.
Mirënjohje dhe falënderime vëllazërore për JU!

Të Lidhura

Rriten sërish temperaturat? Parashikimi i MOTIT për ditën e mërkurë
Aktualitet

Rriten sërish temperaturat? Parashikimi i MOTIT për ditën e mërkurë

27 Gusht, 2025
Freskohet MOTI këtë të hënë, ja si do të luhaten temperaturat sot
Aktualitet

Freskohet MOTI këtë të hënë, ja si do të luhaten temperaturat sot

25 Gusht, 2025
“Puka po rilind si një destinacion turistik me shpirt mikpritës dhe natyrë frymëzuese”, kryebashkiaku Dodaj shpërndan videon me pamje magjepsëse
Aktualitet

“Puka po rilind si një destinacion turistik me shpirt mikpritës dhe natyrë frymëzuese”, kryebashkiaku Dodaj shpërndan videon me pamje magjepsëse

25 Gusht, 2025
Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025
Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius
Aktualitet

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius

19 Gusht, 2025
MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Rriten sërish temperaturat? Parashikimi i MOTIT për ditën e mërkurë
Aktualitet

Rriten sërish temperaturat? Parashikimi i MOTIT për ditën e mërkurë

27 Gusht, 2025

Jennifer Aniston gati për hapin e madh me partnerin e ri: Martesa e tretë po afron
Show Biz

Jennifer Aniston gati për hapin e madh me partnerin e ri: Martesa e tretë po afron

27 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 27 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 27 Gusht 2025

27 Gusht, 2025

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com