InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fuqia politike e Bashës

2 Maj, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Dita e Verës| Basha mesazh urimi për shqiptarët

Nga Ilir Sinanaj

Në 8 vjet qeverisje Partia Socialiste kaloi nga 764,750 vota (2017) në 768,250 vota (2021). Rritje me vetëm 3,500 vota. Ndërkaq pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje nuk e arriti dot 50%-ëshin. Nga ana tjetër Partia Socialiste dështoi të kapte koutën e 800 mijë votuesve të përcaktuar nga kreu i kësaj force politike. Ndoshta ajo ka arritur kufirin e vet, përtej të cilit nuk mund të zhvillohet më. Ndoshta kjo forcë politike nuk mund të përfaqësojë më ndryshimet që sjell koha. Partia Socialiste nuk mbledh dot më njerëz rreth saj. Po pse vallë? Ndoshta nga tipari përjashtues që ka marrë (duke parë listat e deputetëve). Por ka edhe një gjë tjetër. Partia Socialiste së pari është e mbruajtur me mendësinë se do të ketë përgjithmonë një grup votuesish që i sheh si bujkrobër politik, të cilët nuk i përfytyron dot se mund të zgjedhin të votojnë një forcë tjetër. Së dyti Partia Socialiste ekzistencën e saj e ka ndërtuar si një përplasje me një forcë tjetër politike (kryesisht Partinë Demokratike). Kështu gjatë mandatit të fituar në vitin 2013, Partia Socialiste nuk e kuptoi (ose nuk donte t’ia dinte) që qytetarët e kishin votuar për mbyllur kapitullin e së kaluarës dhe për të qenë infrastruktura që do të zhbllokonte fuqitë prodhuese dhe krijuese të shqiptarëve në vendin e tyre. Partia Socialiste merrej me Partinë Demokratike.

Goditja më e madhe që mori Partia Socialiste ishte kur opozita u largua nga Parlamenti dhe nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale. Tani Partia Socialiste nuk kishte se me kë të përplasej. Shumë mund të thonë se largimi i opozitës nga Parlamenti ishte një gabim i madh. Të themi të drejtën ishte diçka e parrokshme. Por nga tjetër, ky largim duket si një “agjërim politik” që e pastroi opozitën. Ka disa që thonë se agjërimi e ndihmon trupin të ripërtërihet duke nxjerrë jashtë helmet dhe duke riparuar qelizat. Po kështu edhe Partia Demokratike në njëfarë mënyre u pastrua. Kjo u vu re në mënyrën sesi Partia Demokratike ndërmori fushatën zgjedhore nën drejtimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Djem dhe vajza të qeshur kudo në Tiranë që ftonin me mirësjellje qytetarët për këqyrur programin e Partisë Demokratike. Ndryshimi i zuri në befasi të gjithë, sidomos Partinë Socialiste, që përsëri nisi të “gricej” gjatë fushatës. Dhe pamë dy anë të medaljes; nga njëra anë kishim Partinë Socialiste që sundonte në qeveri e vetme dhe nga ana tjetër një opozitë të kryesuar nga Lulzim Basha që ofronte qytetari dhe që luante duke respektuar rregullat e demokracisë.

Shumë mund të thonë se sipas rezultateve paraprake Partia Socialiste ka marrë mandatet e nevojshme të deputetëve për të qeverisur e vetme dhe për rrjedhojë Partia Demokratike ka humbur. Vërtet Partia Socialiste ka fituar mandatet por Partia Demokratike ka hedhur themelet për të qenë një forcë që do të tërheqë qytetarët gjithmonë e më shumë dhe që të përfaqësojë ndryshimet të cilave u ka ardhur koha.

Le të analizojmë fjalimet paszgjedhore të kryesocialistit Rama dhe kryedemokratit Basha për të parë sesi ky i fundit gjendet në një pozicion fuqie. Fjalimi i Bashës ishte i shkurtër dhe i qartë, çka tregon se ai e ka kapur situatën. Fjalimi i Ramës ishte tepër i gjatë dhe pa ndonjë përmbajtje thelbësore; me fjalë të tjera ngjante disi si hartim. Në fjalimin e tij Basha nuk e përmendi asnjëherë as Partinë Demokratike dhe as Partinë Socialiste, por nënkupton një lëvizje qytetare përtej ngjyrimeve politike. Ndërkohë fjalimi i Ramës përmend qartazi si Partinë Demokratike ashtu edhe Partinë Socialiste, madje flet edhe për ndasi që nga koha e Luftës Dytë Botërore. Se përse duhet t’i përmendte këto ndasi nuk e merr vesh njeri. Aq më tepër se pastaj gjatë fjalimit bën thirrje për bashkim të shqiptarëve përtej kahjeve politike! Por kjo vërteton atë që u tha më lartë që në ekzistencën e saj Partia Socialiste ka nevojë të ketë përplasje me një forcë politike.

Basha në fjalimin e tij ka përdorur një ton serioz, ndërsa Rama në të tijin ka futur edhe shpotinë. Edhe pse në fjalimin e tij Rama pretendon për një fitore dërrmuese nuk kuptohet përse i kushtohet kaq rëndësi bashkëpunimit me Bashën.

“Do luftojmë për qindra mijëra qytetarë që votuan për ne dhe për ata të cilëve nuk ju numërua vota”, – deklaroi Basha. Kjo pjesë në fjalimin e Bashës ndoshta tregon qartë se ai është i vetëdijshëm për forcën që ka tashmë Partia Demokratike aty ku ka më rëndësi; në popull. Por mbi të gjitha ai duket se është shumë i qartë se çfarë duhet të bëjë. Kryedemokrati Basha është bërë i palexueshëm për njerëzit e medias dhe ata të politikës. Asnjë nuk e di hapin e tij të radhës.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com