InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Të shpëtosh organizmin nga ilaçet!

2 Maj, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Të shpëtosh organizmin nga ilaçet!

Nga Ilir ALLKJA, mjek

TË SHPËTOSH ORGANIZMIN NGA ILAÇET .

Që në fillimet e përvojës time si mjek më ka ndodhur të trajtoj pa sukses pacientë të ndryshëm të cilët vuanin nga sëmundje të ndryshme.
Megjithëse trajtoheshin në bazë të egzaminimeve laboratorike si dhe konsultave të specialistëve më të famshëm në Shqipëri , ndodhte që rezultatet nuk ishin ata që priteshin.

I ndodhur në këtë kurth, ku diferenca mes njohurive të fakultetit dhe zbatimit në praktikë ishte e konsiderueshme fillova të interesohem për mënyrën e jetesës së pacientëve të mij.

Jeta sedentare, obeziteti,vaktet të bollshme me ushqime shtazore, alkooli, stresi, problemet familjare, crregullimet afektive ishin bashkëshoqëruesit e sëmundjes .

Trajtimi i një simptome me kimikate (barna) ishte shpesh pa rezultat. Evidentimi i zakoneve të jetesës, korrektimi i tyre përshtatja e një mënyre të re jetese rezultonte me më shumë sukses !

Sot në shekullin e 21-të kanë fituar shumë popullaritet këto forma të ndryshme të mjekësisë alternative, madje janë standartizuar në disiplina të tilla si mjekësia funksionale dhe mjekësia e integruar.

Të dyja disiplinat vlerësohen shumë nga praktikuesit e kujdesit shëndetësor, ndërsa unë jam ndjerë i bekuar nga shumë njerëz që kanë fituar betejën e tyre me sëmundjen në sajë të zbatimit të tyre !

Shumë besojnë se mjekësia funksionale dhe ajo e integruar janë e ardhmja e mjekësisë, tek ne pothuaj nuk zbatohen.

Mjekët kudo në botë kanë filluar të marrin një qasje më holistike për trajtimin e pacientëve, duke mos u përqendruar vetëm në trajtimin e një sëmundjeje.

Megjithëse mjekësia funksionale dhe mjekësia e integruar kanë ngjashmëri dhe mbivendosen në disa fusha, ekzistojnë disa faktorë që e bëjnë secilën disiplinë unike.

Çfarë është mjekësia e integruar ?

Mjekësia integruese është një disiplinë holistike mjekësore e cila merr parasysh zakonet e jetesës së një pacienti. Mjeku punon për të trajtuar më shumë personin në vetvete sesa vetëm sëmundjen. Mendja, trupi dhe shpirti i një pacienti merren në konsideratë për të nxitur shërimin dhe mirëqenien e tij e familjes.

Mjekësia e integruar përdor një kombinim të praktikave moderne të kujdesit shëndetësor për të diagnostikuar dhe trajtuar një pacient.

Kjo praktikë mjekësore përqendrohet në zakonet jetësore, ushqyese dhe ushtruese të pacientit për të frenuar faktorët që lidhen me mbipeshën, diabetin , stresin etj.

Mjekët integrues të mjekësisë besojnë se zgjedhjet e dobëta të jetesës janë shkaku kryesor i shumë sëmundjeve kronike sot në botë .

Çfarë është Mjekësia Funksionale?

Mjekësia funksionale përqafon shumë nga filozofia e mjekësisë integruese siç përshkruhet më sipër, por gjithashtu përdor një qasje mjekësore të orientuar drejt sistemeve që punojnë për të identifikuar dhe kuptuar shkaqet themelore ose rrënjësore të një sëmundjeje.

Kjo disiplinë merr parasysh personalizimin e kujdesit shëndetësor, pasi çdo plan i kujdesit për pacientin është i veçantë dhe unik. Dy të sëmurë me hipertension nuk mund të trajtohen njësoj, po ashtu as dy diabetikë, pasi qoftë mënyra e jetesës, kushtet, mosha e sidomos shkaqet që kanë sjellë sëmundjen janë të ndryshme !

Marrëdhënia midis pacientit dhe praktikuesit bëhet në mënyrë efektive një partneritet; çdo aspekt i historisë mjekësore të një pacienti rishikohet në detaje.

Njësoj si mjekësia integruese, mjekësia funksionale trajton individin sesa sëmundjen.

Mjekësia e personalizuar është pa dyshim, modeli i ardhshëm i kujdesit mjekësor, pasi bazohet në trajtimin e individit e jo të sëmundjes, si dhe shpëton mëlçinë, veshkat nga eleminimi i kimikateve të panevojshme që merren në farmaci .

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com