InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Enkel Demi – Për dashnorët e listave të hapura…

29 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Enkel Demi – Për dashnorët e listave të hapura…

Nga Enkel Demi –

Kam qenë kundër listave të hapura qysh në fillim, jo se isha orakull, por vëreja zgjedhjet e Kosovës dhe produktin e tyre. Por, dashnorët e listave të hapura na rrinin nëpër banaqe televizive dhe na flisnin për demokracitë e brendshme të partive dhe si do të mundnin pushtetin e kryetarëve për ta lënë pushtetin e demokracisë në dorë të popullit.

Sak, këta dashnorë të flaktë sot për vete kanë marrë ca thërrime votash, se njerëzia e tokës së shqipeve ka shije të tjera për garën, të cilat me thënë të drejtën duhen paguar me para në dorë.

Tani ju ftoj t’u hidhni një sy listave të të gjithë partive, pa përjashtim dhe të shikoni se njerëz me të shkuar të dyshmitë, cuba, banditë, të akuzuar për trafik, madje me disa emra kanë mbledhur me mijëra vota. Njerëz politikë me përvojë si Pandi Majko, Mimi Kodheli deri te Ervin Bushati, Sali Berisha në anën tjetër, Aldo Bumçi apo qoftë Vangjel Dule kapërcehen nga disa emra të padëgjuar kurrë për publikun e gjerë, por të njohur në oaze komunitetesh, ose të kamur që të japin paret.

Natyrisht, që do të na tregojnë sa vota kanë marrë Taulant Ballën apo Agron Shehaj, të cilët duket ashiqare se janë investuar shumë tek emri i tyre në listë. Ky është një tjetër defekt i rëndë i këtij sistemi, sepse njerëzit politikë nuk lodhen të shtojnë votat për subjektin e tyre, por përkundrazi përqendrojnë çdo energji tek emri i tyre, në mënyrë që t’u imponohen drejtuesëve të partisë për qevetrinë e së nesërmes, pra për më shumë pushtet.

Listat e hapura, aq më shumë në një sistem zgjedhor si ky i yni, (jo proporcional kombëtar) bëjnë të mundur që në Shkodër Tom Doshi të rezultojë shumë i votuar, sepse atje është zona e tij influencës.

Shikoni tani dashnorët e listave të hapura që nuk lanë ekran pa dalë. Sa vota kanë marrë? Çikërima. Por, le ta lënë mërinë që mund të kenë ata me popullin e vobektë dhe ata vetë të bëjnë një pyetje: Po sikur listat të ishin 100 % të hapura kush do të ishte në Kuvend? Do shihnim çudira. Ligjvënës do të ishin kryesisht sërish njerëz të panjohur, tejet të dyshmitë. Ata do të qenë të paktën 70 për qind.

Opozita nuk ka si të fitojë ndonjëherë kështu si është bërë ligji zgjedhor, jo Luli të ikë, por dhe Donald Trump të vijë. E vetmja mundësi është të kthehemi të paktën tek marrëveshja e 5 qershorit pa ndryshimet kushtetuese që udhëheqësi bëri në bashkëpunim me të ashtëquajturën “opozitë parlamentare”, brenda së cilës ndodheshin këta dashnorët e listave të hapura që thurnin fjalime historike me 130 fjalë

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë
Sport

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë

27 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 27 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 27 Korrik 2025

27 Korrik, 2025

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com