Partia Demokratike ka nisur takimin e fundit elektoral, në sheshin “Nënë Tereza”, ku mijra mbështetës kanë dal për të përkrahur PD.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbylljen e mitingu të kësaj force politike u shpreh se është çështje orësh që ndryshimi të vijë, edhe pse deklaron se tashmë ka ardhur pasi e sheh tek çdo shqiptar.
‘’ Ky është fundi i një rrugëtimi që e nisëm këtu, nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep, të një Shqipërie të mbushur me shpresë, të një Shqipërie që po mbushet me gëzimin e fitores që po vjen.
Shqipëria si gjithë Europa duke votuar numrin 9. Ndryshimi është çështje orësh, është madhërisht këtu, në këtë shesh, në zërin tuaj, në zemrën tuaj, ushton, ushton, ushton numrin 9, për ndryshim, për fitoren e çdo familje shqiptare, për fitoren e nënave shqiptare, lotët e nënave që nuk kanë pasur të tharë, me burrat e shpunësuar, me shtëpitë e prishura, pa siguri për të nesërmen, pa rend, pa drejtësi, por nënat shqiptare kudo ku i kam takuar që ju shoh sot në këtë shesh, e kanë ngritur kokën, sepse të dielën vjen ndryshimi për to.
Baballarët tanë të stërmunduar në 8 vite të një dimri pa fund. Vetëm me vuajtje e mjerime, orxhe, çmime që rriteshin, i shoh sot, i dëgjoj thirrjet e tyre, ndryshimi po vjen, ditën e dielë ndryshimi po vjen, duke votuar numrin 9.’’- tha Basha.











