E fortë, e palodhur dhe energjike në të gjitha këto javë të fushatës elektorale derë më derë dhe sy më sy, nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë, kandidatja e PD-së Jorida Tabaku ka shfaqur një vendosmëri të rrallë për të përmbushur misionin e rëndësishëm që i është ngarkuar në këto zgjedhje të 25 prillit 2021.
Dhe pikërisht atëherë kur nuk pritej, në ditën e fundit të fushatës, zonja stoike e PD-së është pushtuar emocionalisht dhe ka mbushur sytë më lot kur ka përmendur fjalën “fëmijë” në një deklaratë në A2CNN, një fjalë që kishte të bënte me një premtim të sajin, shumë personal, shumë të brendshëm, që me sa duket zbuloi dhe arsyen prej nga i buroi tërë ajo energji e ditëve të ndezura të fushatës.











