Në arsimimin e zotit Peleshi ka fakte tepër interesante. Sipas CV-së me firmën e tij, dorëzuar në KQZ, ai e ka filluar universitetin në vitin 1989 dhe e ka vazhduar deri në vitin 1992. Pra, ka bërë vetëm 3 vite, në Universitetin Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, në degën Elektronikë, nga 4 vite që ishte cikli i plotë.
Më pas, zoti Peleshi ka bërë një shkëputje disavjeçare si emigrant në Gjermani. Është rikthyer në Shqipëri si biznesmen. Dhe në vitet 2000 – 2002 ka vazhduar vitet e mbetura të shkollës. Sipas CV-së së tij, zotit Peleshi i janë dashur 13 vite që të mbaronte shkollën e lartë. Ai është rikthyer në Universitet, pikërisht kur i hyri karrierës së tij politike.
Të dyshimta janë rrethanat sesi Peleshi është diplomuar, pasi rregullorja e Universiteteve nuk e lejon shkëputjen më shumë se 10 vite.











