InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rrjeti i 4000 kompanive gjermane: Presim të vijmë në Shqipëri me Bashën…

20 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Rrjeti i 4000 kompanive gjermane: Presim të vijmë në Shqipëri me Bashën…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online me përfaqësues të trajnimit profesional dhe të organizatave të zejtarëve të Gjermanisë, me qëllim përfitimin e ekspertizës të trajnimit profesional edhe në Shqipëri.

Lideri i opozitës tha Partia Demokratike po planifikon një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit dual, me qëllim frenimin e emigracionit masiv të rinisë. Kjo gjë do të arrihet edhe me thithjen e investimeve të huaja, ku për këtë qeveria e ardhshme do të aplikoj taksën e sheshtë 9%, taksën e sigurimeve shoqërore 18% dhe heqjen e taksës për karburantin.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të frenojmë emigracionin masiv të rinisë. Për këtë arsye, ne po planifikojmë një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit dual, në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe me Universitetet e Gjermanisë, të Austrisë dhe të gjithë Europës. Qeveria jonë do të aplikojë taksën e sheshtë 9% për tatim fitim, do të aplikojë po kështu taksën e sigurimeve shoqërore në nivelin 18%, do të eliminojë një taksë që kjo qeveri ka vendosur mbi karburantet, e cila e bën karburantin në Shqipëri të tretin më të shtrenjtin në botë me Singaporin dhe Suedinë. Me këto 3 masa dhe disa masa të tjera fiskale, do bëjmë të mundur që  Shqipëria nga ana fiskale, nga ana e taksave të jetë vendi me taksat më të ulëta në Ballkan” – tha Basha

Kryedemokrati gjithashtu tha se qeveria e ardhshme do të vendos një stazh 12 mujor të paguar nga shteti për 10 mijë student të diplomuar, për t’u mundësuar lidhjen me tregun e punës, si dhe do investoj në ngritjen e 4 inkubatorëve që do të jenë mbështetje për të rinjtë të cilët duan t’i futen rrugës së sipërmarrjes. Ndërsa marrëveshja me Aleancën e Universiteteve Europiane parashikon ofrimin e 5 gjuhëve të huaja falas për qytetarët nën moshën 35 vjeç.

“Ne po vendosim ose do të vendosim një stazh të paguar me paratë publike për 12 muaj, për 10 mijë studentët më të mirë nga 35 deri në 40 mijë të diplomuar rishtaz të sektorit publik çdo vit, që të ndërtojmë një urë nga universiteti drejt tregut të punës. Por po kështu, duam të investojmë në ngritjen e 4 inkubatorëve të cilët përmes granteve dhe infrastrukturës, t’i japim mundësi të rinjve me shpirt sipërmarrës dhe të rinjve me ide për inovacionin dhe për sipërmarrjen që të kenë një dorë që t’i ndihmojë dhe jo pengesa pas pengesash në rrugën e tyre për të themeluar një biznes të vetin. Për t’ju referuar asaj që tha profesor Vidberg, edhe në Shqipëri ka shumë kampionë të fshehura. Kemi vendosur kontakte me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe kemi përpunuar së bashku planin për të ofruar fillimisht 5 gjuhë të huaja online pa pagesë për qytetarët shqiptarë nën moshën 35 vjeç, duke filluar nga 1 shtatori. Bëhet fjalë për anglishten, gjermanishten, italishten, spanjishten dhe frëngjishten dhe po kështu për trajnime për 20 profesione të ndryshme” – tha Basha.

Shefi ekzekutiv i Shoqatës së Zejtarëve të rrethit Paderborn, Michael Lutter, tha se sistemi dual është një sistem i lidhur ngushtë me ekonominë. Ai u shpreh se kjo shoqatë ka filiale edhe në vendet e tjera europiane dhe shprehu dëshirën që ekspertizën e tyre ta sjellin dhe në Shqipëri.

“Nga ana financiare dhe ekonomike, e mbështet dhe shteti, 1/3 e kostove i merr përsipër shteti ne këtë sistem dual. Ne si shoqëri kemi mbi 4000 kompani, të cilat janë të përfshira në sistemin dual në vendin tonë. Ne kemi filiale edhe në vendet e tjera europiane dhe natyrisht, me shumë dëshirë, ekspertizën tonë do t’ua japim juve dhe jam i sigurt që do t’ia dalim që në Shqipëri të kemi një sistem ekselent, të suksesshëm të këtij formimi profesional. Nëse do të arrini të kualifikoni të rinjtë në vendin tuaj, atëherë do t’ia arrini qe të thithni dhe investitorët. Ky sistem do t’ju ndihmonte që ju të mbanit rininë në Shqipëri. Nëse do të arrini të kualifikoni të rinjtë në vendin tuaj, atëherë do t’ia arrini qe të thithni dhe investitorët. Situata është në favorin tuaj. Ju jo vetëm e keni dalluar problemin, por keni dhe ide shumë të mira. Ju keni ekspertizën se si duhet organizuar, ju e dini tashmë edhe se si duhet financuar, ju keni një vizion të qartë se si do të jetë e ardhmja në vendin tuaj. Është detyra jonë, është detyra e Europës për t’jua dhënë këtë ndihmë, për ta ofruar këtë mbështetje” – tha Michael Lutter.

Ndërsa profesori gjerman Wittberg, ekspert në temat e klasës së mesme dhe tregtisë, vlerësoi programin e Partisë Demokratike dhe tha se shtresa e mesme është një faktor i rëndësishëm dhe për t’u realizuar duhet të zhbëhet burokracia dhe ka nevojë për një administratë ekselente.

“Ju keni një program shumë të zgjuar, e keni formuluar mirë që përmbledh të dy kushtet: nga njëra anë arsimin dhe nga ana tjetër klimën e biznesit. Shtresa e mesme në Gjermani është një faktor i rëndësishëm që na mundëson ne që të mos emigrojnë specialistët drejt metropoleve, po te rrinë atje ku e kanë dhe prejardhjen. Kjo do të ishte edhe për Shqipërinë një koncept shumë i dobishëm për t’u realizuar dhe për këtë duhet të përmbushen disa kushte: duhet të zhbëhet burokracia, duhet të keni një administratë që të ofrojë shërbime në mënyrë ekselente, jo vetëm në qendër por edhe në komunat e vogla, duhet të keni një financim lokal” – u shpreh profesori gjerman Wittberg.

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com