InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Vjedhja e të dhënave/ Avokati i Popullit: Akt i jashtëligjshëm, autoritetet të marrin masa

20 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme
A A
Vjedhja e të dhënave/ Avokati i Popullit: Akt i jashtëligjshëm, autoritetet të marrin masa

Avokati i Popullit ka reaguar për herë të parë në lidhje me vjedhjen e të dhënave të 910 qytetarëve, që ndodhen në dorën e Partisë Socialiste.

Në një njoftim në rrjetet social Avokati i Popullit e quan një akt të jashtëligjshëm përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, nga një forcë politike, sakaq kërkon që autoritetet përkatëse të marrin masa të menjëhershme.

Reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga shqetësimet e një numri të madh qytetarësh lidhur me akuzat për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të tyre personale nga një subjekt politik, konkretisht Partia Socialiste e Shqipërisë, Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se marrja dhe përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve nga cilado parti politike është i paligjshëm, me përjashtim të rastit, nëse vetë qytetarët kanë dhënë një autorizim të posaçëm me shkrim për përdorimin e tyre për qëllimin e lejuar, apo për raste të tjera të veçanta të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Nga të dhënat paraprake dhe komunikimet publike nuk rezulton që mbledhja e të dhënave të ekspozuara publikisht të plotësojë këto kushte.

Mbledhja e të dhënave personale të shtetasve pa pëlqimin e tyre, lidhet drejtpërdrejt me jetën e tyre private. E drejta për mbrojtje të të dhënave personale bën pjesë tek të drejtat e mbrojtura nga neni 8 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), e cili garanton të drejtën për respektim të jetës private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës dhe përcakton kushtet sipas së cilëve lejohen kufizimet e kësaj të drejte, e për të cilën Gjykata Europane e të Drejtave të Njeriut ka një jurisprudencë të pasur.

Edhe Konventa nr.108 e Këshillit të Europës, si akti ligjor detyrues në nivel ndërkombëtar trajton në mënyrë të posaçme mbrojtjen e të dhënave të individëve.

Asnjë autoritet publik nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë ndaj ushtrimit të kësaj të drejte, përveç rasteve të parashikuara nga ligji, si për shembull në interes të sigurimit kombëtar, sigurisë publike, ose mirëqënies ekonomike të vendit, për parandalimin e çrregullimeve ose krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të tjerëve.

Kjo e drejtë themelore është e sanksionuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe më konkretisht në nenin 35 të saj parashikohet qartë se askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhëna që lidhen me personin e tij. Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth personit, bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, përjashtime të cilat nuk lidhen në asnjë rast me sa është bërë publike përmes medias por edhe pranuar në qëndrime publike nga përfaqësues të ndryshëm politikë gjatë kësaj jave.

Edhe më shqetësues është fakti që si argument për të mohuar marrjen apo rrjedhjen e këtyre të dhënave nga institucione shtetërore, përfaqësues të kësaj force politike deklarojnë se këto të dhëna janë mbledhur për vite e përditësuar ndër vite pa u shqetësuar për faktin se ligji e ndalon një gjë të tillë.

Mendimet dhe bindjet politike, hyjne tek të dhënat sensitive dhe thellësisht konfidenciale ku përfshihet çdo informacion për individin, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.

Por përpunimi i të dhënave personale, të përcaktuara në kuadër të veprimtarive të parandalimit dhe ndjekjes penale, për kryerjen e një vepre penale kundër rendit publik dhe të veprave të tjera në fushën e të drejtës penale, apo edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, mund të kryhet vetëm nga autoritetet zyrtare të përcaktuara në ligj.

Institucioni i Avokatit të Popullit dëshiron të qartësojë opinion publik se ka një mandat të kufizuar në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, pasi me miratimin e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” mbikqyrja dhe monitorimi i mbrojtjes së të dhënave personale i ka kaluar Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, institucion i posaçëm i pavarur.

Avokati i Popullit vijon ta ketë garantimin e kësaj të drejte si pjesë të mandatit të tij promovues në kuadrin e të drejtave themelore të njeriut dhe në çdo rast do të kërkojë nga çdo institucion shtetëror të garantojë zbatimin e kësaj të drejte në standardin më të lartë të saj.

Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet shtetërore dhe ligjzbatuese të marrin çdo masë të nevojshme për të ndalur çdo përdorim të paligjshëm të të dhënave personale dhe nga çdo forcë politike të distancohet në mënyrë të qartë nga të tilla praktika që cënojnë të drejtat e njeriut. Çdokush që ka mbledhur, përpunuar apo ruajtur të dhëna personale është përgjegjës për të shpërblyer dëmin që u vjen qytetareve sipas nenit 17 të ligjit Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Së fundmi, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin se liria e medias duhet të garantohet thelbësisht dhe se hapësira demokratike në vend nuk duhet të cënohet.

Të Lidhura

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025

TË FUNDIT

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com