Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Grida Duma deklaroi sot në takimin me liderin e opozitës Lulzim Basha se njerëzit kanë nevojë për një model me vetëkontroll pasi më shumë se varfërinë vuajnë më shumë padrejtësitë.
Ajo tha se njerëzit kur shohin policinë nuk ndjejnë siguri por bezdi pasi ky është modeli që është krijuar nga shteti.
“Pavarësisht se ne them varfëria, por njerëzit vuajnë më shumë padrejtësinë. Nuk ka nevojë që infermieria të ta kërkojë sepse njerëzit e japin. Siguria në këtë vend është siguria kur jep para. I pyes herë pas herë. Kur shohin policin në rrugë, nuk ndjejnë siguri por bezdi.
Ky është shteti shqiptar. Rrihi dhe kërcënoji se do të binden. Nëse në këtë moment nuk ke zgjedhur të shfrysh nervat, është shenjë e pasjes vetëkontroll.
Njeriu që është në gjendje të udhëheqë është ai që ka vetëkontroll. Ndërsa njeriu që e lënë nervat historikisht i kanë bërë keq vendit. Njerëzit këtë duhet ta gjejnë”, deklaroi Grida Duma.