Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.
Megjithatë nuk do të mungojnë edhe orët me diell përgjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 0-1 ballë.