InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“25 prilli, dita e “ekuinoksit pranveror“ për çeljen e një perspektive tjetër”/ Kandidati Hasani apelon pukjanët: T’i bashkohemi uraganit blu, si e gjithë Shqipëria!

5 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A

Kandidati i PD në Pukën, Lodovik Hasani, përmes një postimi në profilin e tij facebook, ka ftuar qytetarët pukjanë të bashkohen rreth kandidaturës së tij, pa dallime, pa ndikime emocionale, larg konsumizmit të politikës së ditës, dhe bashkërisht ta konsiderojnë 25 prillin,  si ditën e fitores mbi krimin e organizuar që ka marrë peng të ardhmen e vendit, si dhe si ditën e “ekuinoksit pranveror“ për çeljen e Shqipërisë drejt një perspektive tjetër që siguron prosperitet dhe zhvillim ekonomik.

Në apelin drejtuar zgjedhësve pukjanë. Hasani ka nënvizuar se “Votimet e 25 prillit, janë të një rëndësie historike, pasi shqiptarëve dhe pukjanëve u ofrohen dy alternativa: Në njërën anë, Edi Rama, që me shpurën e tij prej gangsterësh dhe rrugaçësh synon të marrë mandatin e 3-të, pa dhënë llogari për keqqeverisjen e 8 viteve, por përmes blerjes së votave dhe shantazhimeve të buxhetorëve, si makinacione kriminale prej së cilave Rama dhe pushtetarucët e tij në bashki nuk ndahen asnjëherë, dhe nga ana tjetër Partia Demokratike dhe koalicioni i “Aleancës për Ndryshim”, si formacioni politik më serioz dhe vizionar për një Shqipëri që ecën e sigurtë në proceset e saj integruese dhe afirmimin vullnetmirë të saj në nxjerrjen nga kriza ekonomike që politikat e PPP-ve dhe koncensionet klienteliste të këtyre 8 viteve e kanë zhytur vendin në një borxh gati-gati falimentues“.

“Së bashku, të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt fitores dhe t’i bashkohemi uraganit blu, që më 25 prill do të përshkojë gjithë Shqipërinë“, ka përfunduar thirrjen e tij, kandidati i PD Lodovik Hasani, i cili vjen në këtë kandidim si një profil mjaft i spikatur, duke qenë kështu një përzgjedhje e duhur dhe që ka entuziasmuar jo vetëm demokratët e qytetit të trevës verilindore, por edhe banorët në tërësi, pasi ai është përfaqësuesi dinjitoz i vlerave qyetare dhe imazhi i politikës së ndryshimit që mishërohet në virtytet e tij prej një profesionisti në gjithcka që ai bën.

Apeli i kandidatit Lodovik Hasani:

Vëllezër të mi pukjanë!

Votimet e 25 prillit, janë të një rëndësie historike, pasi shqiptarëve dhe pukjanëve u ofrohen dy alternativa: Në njërën anë, Edi Rama, që me shpurën e tij prej gangsterësh dhe rrugaçësh synon të marrë mandatin e 3-të, pa dhënë llogari për keqqeverisjen e 8 viteve, por përmes blerjes së votave dhe shantazhimeve të buxhetorëve, si makinacione kriminale prej së cilave Rama dhe pushtetarucët e tij në bashki nuk ndahen asnjëherë, dhe nga ana tjetër Partia Demokratike dhe koalicioni i “Aleancës për Ndryshim”, si formacioni politik më serioz dhe vizionar për një Shqipëri që ecën e sigurtë në proceset e saj integruese dhe afirmimin vullnetmirë të saj në nxjerrjen nga kriza ekonomike që politikat e PPP-ve dhe koncensionet klienteliste të këtyre 8 viteve e kanë zhytur vendin në një borxh gati-gati falimentues.
Të dashur vëllezërit e mi!
Unë vij në këtë kandidim, si përfaqësues i PD, forcës politike e cila ka kurajon dhe meritën historike të ndryshimeve të mëdha që Shqipëria ka njohur në progresin ekonomik dhe strategjik të saj. Le të bashkohemi, pa dallime, pa ndikime emocionale, larg konsumizmit të politikës së ditës, pasi programi dhe vizioni ynë është afatgjatë, por për përmbushjen e tij kërkon bashkimin e energjive të të gjithë qytetarëve që e ndjejnë veten të shpërfillur, të nëpërkëmbur, të penalizuar, të përjashtuar, të nën çuar, të vjedhur, të grabitur, të leçitur nga modeli qeverisës i sektit të rilindjes dhe copëzat e pushtetit të tij në institucionet lokale.
Bashkimi ynë, kundër modelit të Edi Ramës dhe bashibozukëve të tij është apeli im, që duhet të mbledhë në këtë kauzë, çdo qytetar, duke lënë mënjanë ngarkesat personale, por të thirrur në këtë mison kombëtar, ta shohim 25 prillin, si ditën e fitores mbi krimin e organizuar që ka marrë peng të ardhmen e vendit, si dhe si ditën e “ekuinoksit pranveror“ për çeljen e Shqipërisë drejt një perspektive tjetër që siguron prosperitet dhe zhvillim ekonomik.
Së bashku, të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt fitores dhe t’i bashkohemi uraganit blu, që më 25 prill do të përshkojë gjithë Shqipërinë.
Voto numrin 9, Partia Demokratike
Voto Lodovik Hasani, numri 6

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com