InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Vdekjet pas dozave kineze/ Boshatiset vaksinodromi në sheshin Skënderbej

2 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme
A A
Vdekjet pas dozave kineze/ Boshatiset vaksinodromi në sheshin Skënderbej

Entuziazmi ia ka lënë vendin stepjes dhe vaksinodromi i ngritur në sheshin Skënderbej është boshatisur pas dyshimit se dy persona kanë humbur jetën pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze CoronaVac.

Fillimisht u raportua rasti i një 74 vjeçareje nga Berati, Donika Babunja, e cila vdiq një ditë pasi ishte injektuar me dozën e parë të vaksinës kineze të prodhuar në Turqi. Ndërsa të njëjtin fat pësoi edhe një 88 vjeçar nga Tirana dy ditë pasi ishte vaksinuar.

Natyrisht me njëherë pas këtyre lajmeve të hidhura, Komiteti i Ekspertëve i ngritur për vlerësimin e efekteve të padëshiruara pas vaksinimit, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito, u kujdes të theksonte se “2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk kanë lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës”.

Por, nëse nuk është shkencërisht e provueshme që dy humbjet e jetës kanë ardhur nga injektimi i dozës së CoronaVac, garanci nuk ka as hipoteza e kundërt. Pasi deri më tani nuk ka studime shkencore dhe të mirëfillta lidhur me efektet anësore të tre vaksinave kineze që tashmë janë miratuar në këtë vend, por ende nuk janë çertifikuar nga agjensitë europiane as nga ajo amerikane e barnave.

Një mosbesim ndaj vaksinës kineze ka shfaqur edhe një nga shkencëtarët shqiptarë që po e ndjek nga afër fushatën botërore kundër pandemisë, pasi jeton e punon në SHBA, Arban Domi.

“Rezervat e mia dhe të disa specialistëve bazohen në faktin se është një vaksinë e cila nuk ka asnjë informacion, që nuk është në fazën e tretë për përdorim të popullatës.

Them se është e shpejtuar kjo vaksinë në Shqipëri. Së pari, është mosnjohja e të dhënave të sigurisë nga EMA dhe mosçertifikimi. Diferencat e efikasitetit që në të tria rastet klinike shkojnë nga 50-91 për qind, tregojnë për një problem serioz në efikasitet, dhe pika e tretë, duke e marrë efikasitetin e saj, nuk e shoh të mjaftueshme për të realizuar imunitetin e tufës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë”, shpjegon Domi duke apeluar shqiptarët e sapovaksinuar me vaksinën kineze të mos e konsiderojnë veten të imunizuar.

Kompania Sinovac që e ka prodhuar këtë vaksinë përdor teknologjinë më të vjetër të vaksinave, përkatësisht vaksinat e virusit të inaktivizuar. Ato administrojnë një version të vrarë të virusit të sëmundjes duke synuar që me anë të injektimit të shkaktojë një përgjigje të imunitetit.

Ato ruajnë fuqinë imunogjene të virusit duke hequr fuqinë e tij patogjene që e inaktivizojmë me metoda të ndryshme (nxehtësi, kimikate) në mënyrë që të mos jetë më virulente, që të mos shkaktojë më sëmundjen ndaj së cilës administrohet vaksina, por që shkakton një përgjigje imune nga prodhimi i antitrupave kanë shpjeguar drejtuesit e kompanisë kineze.

Duke nisur nga fakti se ajo është përdorur masivisht në Kinë, Turqi dhe Brazil autoritetet shqiptare vendosën ta aplikojnë edhe tek ne, në prag të fushatës elektorale.

Në fillim vaksina u prit me entuziazëm. Nga 30 marsi deri dje statistikat zyrtare treguan se numri i të vaksinuarve në vend kishte shkuar nga 100 mijë në 150 mijë (dy postimet e Ramës poshtë).

/Lapsi.al

Të Lidhura

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com