InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha: Më 25 prill asnjë votë për atë që poshtëroi Kukësin dhe kuksianët!

2 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Basha: Më 25 prill asnjë votë për atë që poshtëroi Kukësin dhe kuksianët!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur nga qytetarët e Kukësit me entuziazëm të madh. Duke i falënderuar për pritjen, Basha tha se, Kukësi ka 8 vite që është shkelur nga kryeministri në ikje, por kjo gjë do marr fund më 25 prill dhe Kukësit t’i rikthehet dinjiteti. Ai gjithashtu vizitoi bustin e poetit Avzi Nela dhe vendosi lule.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, kuksiane dhe kuksianë. Mirë se ju gjej në Kukësin e bujarisë, në Kukësin e fisnikërisë, në Kukësin e që do t’i prijë ndryshimit drejt fitores. Për 8 vite të gjatë qeveria e kryeministrit në ikje e ka shkelur Kukësin me këmbë, kanë shkatërruar ekonomitë tuaja familjare, u kanë nëpërkëmbur, tallur, përbuzur mençurinë legjendare të kësaj treve. Por i kanë bërë hesapet gabim.

Ora e llogarisë po vjen. 25 prilli është dita e ndryshimit. Për 8 vjet kam qenë në mesin tuaj, në rrugët e këtij qyteti dhe fshatrave, në shtëpitë tuaja, në apartamentet tuaja në zhegun e vapës dhe në ngricën e dimrit. Gjithmonë e kam ndjerë në zemrën kuksiane optimizmin, besimin, shpresën për të mos u dorëzuar kurrë dhe sot ju kam pararojës përpara për kurajën tuaj, për dhe ndaj thërrisni bijtë tuaj nga emigracioni dhe t’i themi se me 25 prill vullkani i ndryshimit do të bëjë të mundur që një herë e përgjithmonë kuksianët, bijtë dhe bijat e tyre të jetojnë me dinjitet, me punë, me rroga dhe paga dinjitoze këtu, këtu në Kukësin tuaj, në e kombit.

Ndryshim do të thotë mirëqenie, mirëqenie do të thotë paga dinjitoze që mund të vijnë vetëm nga një ekonomi që punon, që funksionon, prodhon, hap vende pune, nga një ekonomi që furnizohet nga një rini e arsimuar. Rini e Kukësit, unë krenohem me ju dhe shumë shpejt do të marrë fund diskriminimi që nga mbyllja e universitetit.

Ju jap fjalën se një nga inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin më të shquar në këtë fushë në Austri do të hapet këtu në Kukës. Dhe do të rikthejmë Kukësin jo thjesht dhe vetëm në një qendër arsimimi, kualifikimi dhe investimesh gjermane, austriake, amerikane dhe të huaja për rininë e Kukësit, por do ta kthejmë në atë që e ka bërë Zoti kryeqendër të Rilindjes dhe krenari për ekonominë tonë, për kulturën tonë, për turizmin tonë.

Ju falënderoj nga zemra që kurrë nuk u dorëzuat. Ju ishit në ballë të betejës kundër së keqes, betejës për drejtësi 8 vite dështime. 8 vite diskriminim, 8 vite poshtërim, 8 vite varfëri. Mos i harroni, me 25 prill asnjë votë për atë që poshtëroi Kukësin dhe kuksianët. Votat tuaj për Partinë Demokratike, për numrin 9. Zoti e bekoftë Kukësin dhe kuksianët, Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore!”, tha Basha.

1 10

3 4

2 9

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com