InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Koha për të ndëshkuar me votë varrmihësit e shpresës!

1 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Koha për të ndëshkuar me votë varrmihësit e shpresës!

Nga Ardit GJINALI

Nuk mund të shuhet shpresa për ndryshim, e tilla që qëndron në shpirtin e patjetërsuar të qytetarit të lirë dhe që nuk kapet dot nga çarku qeverisës që rreket të gllabërojë secilin fluks shoqëror që nuk pranon zgjedhën e një rendi keqqeverisës; rend që synon instalimin tërësor të autokracisë për të jetësuar vizionin negativ të absolutizmit dhe të kapjes së shtetit nga pushteti; këto vite janë pasqyra e një rrugëtimi që ka filluar me shkurajimin qytetar , vijuar me shpopullimin kombëtar dhe në një të ardhme të errët nën sundimin e errësirës që fsheh shpresën.

Rrugëtimi regresiv keqqeverisës është marshi tragjik funebër për shpresën e rrëmbyer dhe të dërguar në të paditurin drejtim nga timoni i mbrapshtisë me mendësi tepsie të ndryshkur dhe vizion të harruar për shkak të zhytjes komiko-dramatike drejt grykësisë së pashembullt për të uzurpuar shumëçka dhe për të kyçur secilën hapësirë që do të lejonte oksigjenin pastrues ndaj kutërbimit gjithëfarësh të aftësisë së munguar, nepotizmit të institucionalizuar dhe klientelizmit të skalitur në sjelljen qeverisëse; – e djeshmja e afërt dhe e sotmja , të tillat të trishta në palcë, por ulëritëse dhe akuzuese në fytyrën e munguar të secilit pushtet-ushtrues, sejmenë puthadorë të palavdishëm që lëshojnë jargët e pështirësisë së servilizmit për tu hakërryer vonshëm ndaj të tillit që shikon vjedhjen e mundësisë për një jetë më të mirë në vendin e tij, vëren trishtueshëm shpresën e fshehur nga një ansambël asfare njerëzor me fytyra njerëzore, ansambël që dëshmon njeriun e ri të krijuar në epruvetën autokratike, ku cinizmi takon talljen ndaj njeriut të zakonshëm, të tilla sjellje që dëshmojnë inferioritetin psikologjik dhe kompleksin ndaj njeriut të zakonshëm, por të lirë dhe të pakapur nga çengeli hiç- lëshues i thundrrës autokratike.

Secila vuajtje, ofshamë njerëzore, psherëtimë, secili lot revolte, ngashërim prej pësimit nga hileja dhe padrejtësia janë të tillat copëza që formësojnë mozaikun e zi të së keqes që pasqyron të tillin mur pushtet-mbajtës të besimit të cënuar, drejtës së shkelur, premtimit të gënjeshtërt dhe angazhimit të harruar……copëza të një mozaiku të zi që duhet copëzuar dhe i tilli mur për tu shembur nga reagimi i përbashkët demokratik qytetar përmes fuqisë së votës.

Zbrazësit dhe shkretuesit e këtij vendi nuk mund të prezantohen nga instrumentat e propagandës famëkeqe si të tillët që po mbrojnë jetën e shqiptarëve të vuajtur dhe drobitur mjaftueshëm gjatë sagës keqqeverisëse; e tilla fisnike mosha e tretë që endet në vetminë e madhe të shkaktuar nga largimi i pasardhësve biologjikë për shkak të jetesës së pamundur në atdhe, – largimi i të njëjtëve është shuplaka e rëndë njerëzore në fytyrën jo-njerëzore të një enturazhi qeverisës- i tilli enturazh që përzuri shqiptarët për të sunduar shkretimin e gjithçka-je dhe shndërrimin e vendit në një plaçkë shumë-përdorimëshe në tregun e paskrupulltësisë para-politike- përdorimi i vaksinave elektorale nga Lindja politike si bonus elektoral nën fasadën e kinse merakut për jetën e shqiptarëve është hipokrizia e rradhës e një arradhe keqqeverisësish me regjinë e KryeKreut thuajse çerek-shekullor në pushtet.
Koha për një shpresë të re dhe për një jetë më të mirë në atdhe pëmes një ndryshimi të madh të jetësuar me votë qytetare është tani!

Koha për ti kthyer Shqipërinë qytetarit dhe për të çliruar shtetin nga kapja e pushtetit është tani! Koha për një bashkim të madh për ditë më të mira dhe një besim të ri është tani! 25 Prilli është dita dhe data që thërret një bashkim të madh për një shpresë të re dhe një qeveri dhe Kryeministër normal, gjithashtu. 25 Prilli është marshi qytetar i shpresës në emër të jetës, ndryshimit të së tashmes dhe një të ardhmeje ndryshe në këtë vend; një marsh qytetar i shpresës për të ndëshkuar varrmihësit e shpresës në këtë vend. Bashkë sepse ka ende shpresë..

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com