InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Astrit Patozi dhe Mamurrasi

31 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Astrit Patozi dhe Mamurrasi

Nga Indrit Vokshi

Patozi bëri një gabim. Agron Gjekmarkaj e shau në debat. I tha ordiner, mediokër, i pacipë etj. Nuk jam dakord me sjelljen e Gjekmarkajt, ta sqaroj – debati publik duhet të induktojë model dhe elitarizëm tek njerëzit, jo sharje.

Patozi tani, dy herë rresht i thotë: “Nuk merr vota as në Mamurras duke u sjellë kështu”.

Nuk e di çfarë e pandeh Astrit Patozi Mamurrasin që e identifikon me sharje dhe me atë sjellje. Mamurrasi në regjistër numëron rreth 23 mijë banorë. Smund ta steriotipizosh dhe ta identifikosh me 20 apo 30 rrugaçë, vetëm pse këta të fundit kanë qenë më të zhurmshëm se shumica.

Unë kam lindur në Mamurras, kam miq e kushërinj në Mamurras, kam dalë 22 herë në televizor, nuk kam sharë askënd dhe njerëzit kanë vlerësuar debatin me argumente. Nuk më ka refuzuar askush pse skam sharë, përkundrazi.

Prej 6 muajsh, demokratët e Mamurrasit, teksa flitej për kandidaturat e mundshme, kërkonin që PD të mos u caktonte kandidat rrugaç të hunit e litarit. Kjo rrëzon atë çfarë propagandon Patozi që gjoja ata vlerësojnë sharjet e dhunën.

Unë nuk e di pse i mëshojnë këtij steriotipit të Mamurrasit dhe duan ta paraqesin si Pikardia e antikitetit, ku pikët hidheshin nga pema, dilnin nga toka dhe sulmonin legjionet romake. Se nuk është se u shërben për ndonjë gjë, nuk u sjell ndonjë përfitim që të thuash “hajt se e ka të domosdoshme ta përdorë, ska rrugë tjetër.”

Për të qenë të sinqert ketë gabim e bëri Sali Berisha kur kërcënonte Nanon “Të rrëzoj me 40 vetë nga Mamurrasi”. Mamurrasi doli në skenën politike në kohëra krizash sepse ishte zonë e populluar me familje të eksterminuara nga komunizmi. Fitilin anti-socialist asokohe ja dha edhe vrasja e dy djemve në masakrën e Cerrikut në 1997 dhe ndodhi çfarë ndodhi. Politikën e Mamurrasit e ka përcaktuar vendimmarrja e Tiranës dhe ajo vendimmarrje i ka dhënë edhe fizionominë. Nuk është se u çua popullata dhe kërkoi me vullnet demokratik që të merrte atë fizionomi. (Temë tjetër sociologjiko-kulturore kjo).

Nuk e shkruaj ketë se po dua të shaj Patozin. Personalisht skam asgjë, nuk e kam takuar ndonjëherë. Partiakisht, sjam aq i pazgjuar sa ta shaj në emër të partisë, ngaqë 30 vitet pluralizëm na kanë mësuar se ata që shajnë x parti, kanë gjasa të pajtohen të bashkohen me lidershipin e asaj partie dhe të jenë më të çmuar se ti që qëndron korrekt dhe besnik ose më keq, bëhesh shkopi e kamikazi partiak. Po shave ti me pathos, je ti që del offside e ngjan si budalla, ndërkohë që ata të cilët shave, vijnë e pozicionohen në emër “të një bashkimi të madh vlerash e kontributesh.” Leksioni i historisë ky.

E kam shqetësimin tek steriotipizimi që i bëhet Mamurrasit. Skanë pse e steriotipizojnë një qytet apo një komunitet prej të cilit kanë dalë djem e vajza me talente të ndryshme, brenda të cilit jetojnë edhe shumë njerëz të cilët shohin punët e tyre, hallet e tyre dhe nuk çmojnë as sharjen në televizor as jashtë televizorit. Të jemi të qartë, nuk u shembet bota se steriotipizohet Mamurrasi. Thjesht skanë pse e bëjnë. Lërini në halle t’veta.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com