Flet Dr.Mhill Gecaj-kryetari i Shoqatës Nikaj-Mërtur
Kryetari i shoqatës Nikaj-Mërtur dr.Mhill Gecaj, në një prononcim për median ka prezentuar historinë, vitalitetin, identitetin, intelegjencën, bujarinë, besën e rersueset trevës dardane të vendosur përmbi Drin e përmbi krye lugjet e verdha, ose bjeshkët e namuna.
Nikaj-Mërturi është njëra nga trevat e identitetit kombëtar, mjaft e pasur në historinë e saj të mbushur me dhimbje e me gëzime, bash aty linden burrat e pathyer, aty linden e jetuan martesat më të shëndosha të këtij kombi, vetëm aty ka patur barazi të plotë gjinore e brezash, në NikajMërtur ka vëndosur gjithnjë arsyeja e besimi në Zot, prej aty sot vjen një elitë e pasur kombëtare si etje për dituri dhe qytetari,-ishte theksi kryesor i zotit Gecaj në këte prononocim mediatik. Gjithashtu dr.Gecaj ka folur për lidhjet e forta miqesore e vllazërore me krahinat për rreth, si dhe pasuritë e atraksionet turistike të Nikaj-Mërturit. Ne duhet të promovojmë sa më shumë vlerat tona njerëzore e intelektuale, duhet të promovojmë Malsinë e Gjakovës si pjesë e saj, atë të Dukagjinit tonë të dashur, duhet të bashkojmë potencialet tona në sherbim të njëri-tjetrit e sfidava të pranishme sot në trazirat e modernes,– e ka mbyllur prononcimin e tij z.Gecaj për median. /InfoPressAlbania/