Nga Agron PREBIBAJ
I riu Gent Imeraj studenti ekselent në vitin e 2-të master, në degën Inxhinieri Elektronike& Komunikimi Dixhital në Universitetin EPOKA, njëkohësish prej dy vitesh punon edhe pedagog asistent pranë ketij Univeriteti për leksionet e zhvilluara në laboratorin e elektronikës dhe në grupin e kërkimeve shkencore.
Ka arritur të publikojë dy punimet e tij, një në Revistën prestigjose për kërkime në mikroskopi “Cells Tissues Organs”, dhe një publikim tjetër në konferencën ndërkombëtare “CoNTESA 20” mbi jetësimin e termit fshatra SMART në komunitetet rurale shqiptare. Nga kjo eksperiencë ka fituar aftësi të mira në mësimdhënie, hartim, ligjërim dhe mendim kritik. Prej më shumë se katër vitesh Gent Imeraj punon në sektorin e shoqërisë civile, ku është administratori i rrjetit “Albanian Alps Alliance” dhe udhërrëfyesi I “Rural Youth Hub” te Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural. I riu Imeraj deri më sot ka kordinuar 6 projekte të cilët kanë zgjatur 5 vite; të zbatuara në Veri të Shqipërisë, projektet kanë trajtuar çështje të zhvillimit rural, me në fokus problematika socio-ekonomike dhe mjedisore.
Nga kjo eksperiencë ka fituar aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe menaxheriale (burimesh njerëzore, fianciare, materiale). Fryma e ushqyer nga familja për dije, e ka shtyrë të arrijë sukses si udhërrëfyesi më i ri i liçencuar në ceremoninë e parë të guidave turistke nga Ministria në vitin 2017, kjo i ka dhënë aftësitë e të qenurit mendjehapur, duke thurur njohuri objektive me vetëdije emocionale.
Gjatë këtyre viteve i lidhur me turizmin, ai mori pjesë përmes aplikimeve, në shumë ecje malore, programe dhe evente që ndodhnin në Alpe ose për Alpet. Deri më tani, ai ka mikpritur dhe udhërrëfyer mbi 100 miq-turistë në qytetin e Shkodrës dhe zonën e Alpeve duke mbetur gjithnjë aktiv. Intelektuali i ri Gent Imeraj i jep rëndësi virtytit që: nëse është një spjegim i sinqertë, i ndërthurur me një grusht emocionesh, atëherë ata do ta mbajnë mend atë.
Në një kthim pas në kohë, kujtimi më i largët për temën që sjell Genti është qëndrimi i tij drejt në oborr, me ballin që drejtohet nga shtëpia së tij të vjetër në luginën e Nikaj-Mërturit, bash atje te kulla e gjyshit Mhill Quni dhe stërgjyshit Qun Avdia i Nikajve, e ndërtuar me gurë, një simbol ku ai ndërlidh të kaluarën dhe të ardhmen e tij. Për një djalë të ri me frymë krijuesi, është një pamje mahnitëse, që përmbledh përgjegjësitë për të shfaqur virtytet e Alpeve në portretin e tij.
“Njeriu ndjen se i përket një vendi kur gjen ata që qëndrojnë”- dhe si i tillë gjeti atë pamje që qëndronte po aty, në çdo kthim atje, sepse, në fund të fundit është origjina e tij. Edhe babai i tij, z. Petrit Imeraj, është përsonaliteti i nderuar në komunitetin e Alpeve prej angazhimit të tij si një udhërrëfyes, studiues, autor dhe koordinator projektesh për tema që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve e me gjere.
Ai duke parë vendosmërinë e përkushtumin e babait të tij (inxhinier pyjor dhe Jurist me profesion) për të krijuar përmbajtje për Alpet, në moshën 14 vjeç, Ai filloi t’i shndërrojë frymëzimet e tij në vepra. Pra Gent Imeraj, intelektuali i ri një frymëzim e shpresë për të ardhmen e brazave më pas.