InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përplasja e Ditmir Bushatit me Ramën, zbardhet DEBATI në PS: S’mund të vendosësh të larguarit e LSI-së para anëtarëve të Kryesisë (E PLOTË)

9 Mars, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Përplasja e Ditmir Bushatit me Ramën, zbardhet DEBATI në PS: S’mund të vendosësh të larguarit e LSI-së para anëtarëve të Kryesisë (E PLOTË)

Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet akti normativ i qeverise per ndryshimin e buxhetit te vitit 2017. /r/n/r/nAlbania's Prime Minister Edi Rama, Foreign Minister Ditmir Bushati, during a parliamentary session, where the normative government act on amending the 2017 budget is expected to voted.

Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Ditmir Bushati kanë zhvilluar një debat të tensionuar gjatë mbrëmjes së djeshme në ambientet e Partisë Socialiste.

Burime për mediat bëjnë me dije se shkak për sherrin mes Ramës dhe Bushatit, është bërë kërkesa e këtij të fundit, që në listat e PS-së të mos jenë persona të dyshuar për lidhje me krimin.

Bushati i ka thënë Ramës se ka futur në vende të sigurta te listat e kandidatëve për deputetë persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut në parti. Ish-ministri është shprehur se nuk mund të futen në lista të larguarit e LSI-së, përpara anëtarëve të kryesisë.

Kujtojmë se Ditmir Bushati nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi u la jashtë listave.

Pjesë nga debati mes Ramës dhe Bushatit:

Ditmir Bushati: Më vjen keq kryetar, po nuk ka pasur kolegjialitet, as konsultim, as vendimmarrje për listat e kandidatëve siç kërkohet edhe nga statuti i PS-së.

Ndryshimet e propozuara janë të palogjikshme, në një parti duhet gradualitet, nuk mund të jenë në listë Nasip Naço, Alqi Bllako dhe Lefter Koka para anëtarëve të krysesisë së PS-së. Nuk ka arsye që njerëzit e ardhur nga LSI-ja të renditen para kolegëvë të PS-së, partia nuk është një thes, siç thatë ju kryetar, ku mund të futen të gjithë, pa kritere, pa garë dhe pa kontribute. Partia shtet e mban pushtetin, por nuk është ajo që ëndërrojnë shqiptarët.

Nëse do të ma pranoni një këshillë personale, personat e lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në, mos i përfshini në lista sa jeni ende në kohë.

I them të gjitha këto pa pasur ndonjë ngarkesë personale, sepse ju e dini shumë mirë se unë nuk kam asnjë merak për deputet, jeni ju ai që më jeni lutur që 28 vjeç që të bëhem deputet për shkak të boshtit programatik që unë kam besuar. Të janë dashur 5 vjet të më bindësh. Jam krenar që unë i kam qëndruar konsistent atij boshti programor dhe vlerave që përfaqësojnë socialistët dhe progresistët. Unë fatmirësisht nuk jam as në grupin e kalamajve dhe as në grupin e senatorëve.

Detyra e ministrit të Jashtëm ka qenë nder i jetës sime, e kam përmbushur me integritet siç edhe ju e keni deklaruar, e kam bërë këtë detyrë më së miri dhe i kam kthyer dinjitetin Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por unë kam qenë në qeverisje, por jo në pushtet dhe nuk kam menaxhuar para dhe interea publike, nuk kam vrarë njeri, nuk kam shkuar asnjëherë për ndjekje penale, nuk jam përgojuar as për korrupsion, as për lidhje klienteliste, nuk i kam futur duart në xhep njeriu.

Nuk më erdhi mirë që Erioni iu drejtua kolegëve Majko, Xhafaj dhe zonjës Kodheli me interpretime sofiste për pozicionin e tyre në listë, sepse unë dhe ti Erion kemi ardhur në partinë socialiste nga shoqëria civile për ta bërë politikën më të mirë dhe jo për ta çuar në këtë derexhe. Nuk jam dakord që neve na mbështesin 65-vjeçarët e lart, siç the ti, që për ne duhet të jetë këmbanë alarmi, sepse një parti pa rini nuk ka të ardhme.

Ju kryetar keni marrë këtë vendim për të më zbritur nga treni. Politika është më shumë se parlamenti dhe Shqipqëria më e madhe se politika. Për shkak të karakterit tim të fortë dhe integritetit tim personal, ua kam thënë gjërat ballazi megjithëse kam marrë kosto nga kjo.

Edi Rama: Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë. Nuk jam bërë pishman që të kam lëvduar dhe nuk e mohoj që ke qenë ministri më i mirë. Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta përsa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër.

Të Lidhura

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025
Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025
Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025
Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë

12 Korrik, 2025
Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025
“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
Aktualitet

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!
Show Biz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

13 Korrik, 2025

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com