InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Mëngjesin që e vrava veten, u zgjova..

22 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Lifestyle
A A
Mëngjesin që e vrava veten, u zgjova..

Nga, Meggie Roye

Mëngjesin që e vrava veten time, rashë në dashuri. Jo me djalin poshtë rrugës apo të famshmin e shkollës. Rashë në dashuri me nënën time dhe mënyrën se si rrinte ulur në dysheme duke i mbajtur në shuplaka gurët e koleksionit tim, derisa ata u errësuan nga djersët. Rashë në dashuri me babin tek lumi, që e vendosi mesazhin tim në shishe dhe e lëshoi në rrymën e ujit. Rashë në dashuri me vëllanë tim, i cili dikur besonte në Njëbrirëshin, por tani i ulur në bankën e shkollës përpiqej dëshpërimisht të besonte se unë ende ekzistoja.

Mëngjesin që e vrava veten, bëra një shëtitje me qenin tim. E shikova bishtin e tij se si dridhej kur një zog fluturonte afër, apo si e ndërronte ritmin i tij kur e shihte ndonjë mace. E pashë hapësirën boshe në sytë e tij kur e morri shkopin dhe u kthye nga unë që të luanim prapë, por në vendin tim e pa zbrazëtirën dhe qiellin. Rrija afër kur të huajt e ledhatonin dhe ai fërkohej në të prekurit e tyre, ashtu siç bënte dikur nga të prekurit tim.

Mëngjesin që bëra vetëvrasje, shkova tek oborri i fqinjëve, ku i kam lënë gjurmët e mia në betonin e shtëpisë kur isha dy vjeçare. Tani po i shihja se si po zhdukeshin. I këputa disa lule, po e ndukja barin e keq teksa e shihja përmes dritares gruan e moshuar që po e lexonte në gazetë lajmin për vdekjen time. E pashë burrin e saj që po pështynte duhan në lavaman dhe po ia përgatiste ilaçet e përditshme.

Mëngjesin që e vrava veten time, unë pashë diellin duke dalë. Çdo pemë portokalli u hap si një dorë njeriu dhe pashë fëmijën në rrugë që po ia tregonte me shenjë nënës së tij çdo re të skuqur.

Mëngjesin që bëra vetëvrasje, u ktheva tek trupi im në morg dhe përpiqesha t’ia shpjegoja disa gjera. I fola për gurët dhe mesazhin, lumin dhe prindërit. I tregova për muzgun dhe ecjen me qenin në plazh.

Mëngjesin që bëra vetëvrasje, provova ta ngjallja veten, por nuk mund ta zhbëja atë që tanimë e kisha bërë.

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026
“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

TË FUNDIT

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 
Aktualitet

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 

15 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com