InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Protesta e studentëve, klithma ulëritëse e një shoqërie që aspiron qasjen europiane

21 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Protesta e studentëve, klithma ulëritëse e një shoqërie që aspiron qasjen europiane

Mirela Karabina

Lajmotivi i këtyre ditëve të dhjetorit është protesta masive e studentëve. Në ditën e tyre të shtatëmbëdhjetë të protestës, studentët janë duke pritur plotësimin e kërkesave të tyre. Nisur fillimisht si një protestë për ulje tarifash studimi dhe nevojave bazike, nga dita në ditë ajo është kthyer në një revoltë mbarëkombëtare studentore,duke dëshmuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet arsimi i lartë: arsim jo cilësor, arsim jo bashkëkohor dhe tarifa shkollimi në rritje.

Zgjidhja e gjetur nga kryeministri për plotësimin e pikave të studentëve është “të bëjmë dialog”, e cila duket një përpjekje dëshpëruese. Por studentët janë në fushëbetejë dhe i kanë hedhur dorashkën kryeministrit. Kështu, ata kërkojnë plotësimin e kërkesave duke kryqëzuar kryeministrin dhe ministren e Arsimit. Dhe, këmbëngulja dhe vendosmëria e tyre ka vënë me shpatulla pas murit të gjithë aktorët.

I gjendur përballë kësaj revolte legjitime dhe situate aspak të zakontë për të, fillimisht, kryeministri nxitoi të përdorë fyerjen dhe humorin ndaj studentëve, duke u përpjekur të deligjitimojë dhe të zbehë një lëvizje që, tashmë, ka kapërcyer kryeministrin, e ka sfiduar atë. Por ai e ka shumë të vështirë dhe të pamundur të përballet, pasi përgjegjësi i parë për këtë katrahurë është pikërisht qeveria e tij dhe Ministria e Arsimit me miratimin e reformës, ligjit të arsimit të lartë dhe buxhetit të paktë për arsimin.

Kështu që, kryeministri nuk mund të plotësojë kërkesat, sepse plotësimi i tyre është pranim i dështimit të reformës në arsimin e lartë, dhe pranimi i dështimit është pranimi i dështimit të politikës arsimore, domethënë dështimi i kësaj qeverie. E befasuar nga thirrjet e studentëve të revoltuar, ministrja e Arsimit nxitoi të belbëzojë se studentët paskërkan të drejtë, dhe se ajo merrkërka përsipër përgjegjësitë, pavarësisht “sukseseve” të arritura.

Po për çfarë sukesesh flet ministrja?

Përgjegjësia dhe llogaridhënia është detyrim institucional, dhe jo një dëshirë e ministres , pasi prej gjashtë vitesh ka paraqitur një realitet të gënjeshtërt për reformën në arsimin e lartë. Dhe, ky është guxim me goxha kosto! Por, para se të bëjnë deklarata qesharake, kryeministri dhe ministrja e arsimit kanë detyrimin institucional të pohojnë:

Pse u fut në fuqi një ligj për arsimin e lartë pa konsensus të gjerë?

Pse ligji i arsimit të lartë hyri në fuqi me 43 akte të munguara, të cilat kanë futur në kolaps institucional dhe ligjor universitetet?

A janë monitoruar univerisitetet për ecurinë e refomës, pasi artikulohet gjithmonë suksesi i saj nga qeveria dhe ministria?

Ndërkohë që ministrja ia pasoi ‘topin’ universiteteve, kryeministri, jo vetëm drejtoi gishtin drejt tyre, por i quajti përgjegjës për gjendjen e krijuar. Dhe, këtë ia tha ballë për ballën rektorëve dhe dekanëve . Të heshtur dhe gojëkyçur, këta drejtues të institucioneve të dijes, këta njerëz të shkencësh, dëgjonin kryeministrin e tyre tek i tregonte çfarë kishin bërë gabim dhe çfarë duhej të bënin.

Një pamje e rëndë, një situatë e jashtëzakonshme. Ashtu të “padukshëm”, si në këto ditë protestash larg studentëve të tyre, rektorëve dhe dekanëve i mungoi kurajo dhe guximi, i mungoi argumenti dhe kundërshtia ndaj akuzave të kryeministrit.

Sepse heshtja e tyre qenkërka “e paguar” dhe kryeministri e ditkërka këtë. Dhe“korrupsionin” e tyre po e përdor jo për zgjidhje, jo në dobi publike, por për të shpëtuar veten. Si mund të ndodhë kjo?

Në fakt ka një të vërtetë në këtë: me heshtjen e tyre për kolapsin në universitete nga mungesa e zbatimit të ligjit, rektorët dhe dekanët kanë zgjedhur jo zgjidhjen domethënë të detyronin qeverinë dhe ministrinë për zbatueshmërinë e ligjit dhe këmbënguljen për rritjen e buxhetit të premtuar, por u kthyen në atavizëm të qeverisë dhe ministrisë.

Dhe, prandaj sot ata heshtin, prandaj sot ata nuk janë përkrah studentëve në shesh, dhe për këtë ata duhet të japin një shpjegim dhe të mbajnë përgjegjësi. Kështu, kryeminstri dhe ministrja nuk mund t’i largohen përgjegjësisë. Por, brenda pak ditësh studentët kanë “shkërrmoqur” këto institucione, kanë zhveshur arrogancën e pushtetit duke vënë në dilemë vazhdimësinë e tyre.

Kjo protesë ka një vlerë të jashtëzakoshme, po vendos standartin e ngritjes së zërit ndaj të padrejtës dhe shpërfilljes së aktorëve kryesorë nga arroganca e pushtetit. Thirrja e studentëve”E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është një klithmë ulëritëse për të gjithë, ku dhe pas 28 vitesh, ashtu si baballarët e tyre dhe fëmijët ëndërrojnë të shkojnë në Europë.

Por me një ndryshim, ata kërkojnë të shkojnë në Europë mendërisht me një arsim cilësor, arsim bashkëkohor dhe kushte normale.

Dhe, kjo iu është mohuar! Prandaj ata sot, me të drejtë, kanë kryqëzuar qeverinë dhe ministrinë e Arsimit, përgjegjësit kryesorë të kësaj katrahure në arsim.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com