InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Janë turq dhe romë” Fyerje ndaj shqiptarëve në tekstet shkollore të Maqedonisë së Veriut

10 Shkurt, 2021
in InfoPress, Lajme
A A
“Janë turq dhe romë” Fyerje ndaj shqiptarëve në tekstet shkollore të Maqedonisë së Veriut

Nxënësit shqiptarë akoma mësojnë nga libra me përmbajtje që nxisin urrejtjen.

Bëhet fjalë për librin e Gjeografisë së vitit të II-të ku thuhet se shqiptarët kanë qenë maqedonas dhe se me pranimin e fesë islame janë shqiptarizuar.

Reagon koalicioni ASH-AAA, kërkojnë përgjegjësi nga ministrat e BDI-së që kanë lejuar këtë përbuzje.

“Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin veten si autokton, kryesisht ato janë popullsi maqedone që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që e ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”, thuhet në librin e Gjeografisë.

Kjo është vetëm një pjesë e një teksti të librit të Gjeografisë që mësojnë nxënësit në vitin e dytë të shkollës së mesme.

Përkundër premtimeve të shumta nga drejtues të Ministrisë së Arsimit e që pas 2002 kanë qenë shqiptarë, për përmirësimin e gabimeve skandaloze në shumë tekste shkollore, libri i Gjeografisë i botuar në vitin 2002 e që mban autorët Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov e Gjorgji Pavllovski vazhdon të ribotohet me të njëjtën përmbajtje.

Fatmir Amiti profesor në gjimnazin Zef Lush Marku thotë se nxënësve u shpjegon se ky tekst është tendencioz.

Muaj më parë ministrja e Arsimit Carovska premtoi ndryshime sistemore në përgatitjen e materialeve mësimore nga muaji mars i këtij viti. ALSAT drejtoi pyetje deri në këtë ministri mbi atë se deri ku është përpilimi i metodologjisë së re, megjithatë deri më tani pa përgjigje konkrete.

“Me heqjen e disa librave nga përdorimi nuk do të kryejmë punë. Punë do të kryejmë vetëm derisa kemi koncept të ri të materialeve didaktike, në metodologji në të cilën do të marrin pjesë njerëz të cilët me të vërtetë do t’i shohin të gjitha aspektet e jetesës në shoqëri dhe nuk do jenë të fokusuar vetëm në temën e tyre. Librat në vendin tonë janë në nivel të ulët dhe këtë të gjithë ne e dimë. Që të kemi sistem gjithëpërfshirës i cili do të ofrojë libra kualitativ duhet të bëhet zgjidhje e re ligjore dhe metodologji e re për vërtetimin e përmbajtjeve shkollore dhe materiale mësimore didaktike, kjo mund të arrihet vetëm me qasje sistemore”, – deklaroi Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës ( 29.10.2020).

Koalicioni ASH-AAA përmes një komunikate reagoi ashpër ndaj heshtjes së institucioneve për këtë çështje. Sipas tyre kjo përbuzje Institucionale është bërë me dijeninë dhe përgjegjësi të ministrave të BDI-së, që ndër vite kanë lejuar një denigrim të tillë ndaj shqiptarëve nga institucionet shtetërore. Ky koalicion kërkon  ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për librat shkollorë:

– Konceptimi i librave shkollorë për nxënësit shqiptarë të realizohet nga autorë shqiptarë

– Konkursi për librat e rinj të ketë formën ku do të pranohen minimum dy libra më të mirë nga dy gjuhët, që pastaj të mund të gërshetohen temat nga komisioni multietnik për cilësi më të mirë të librit.

Koncepti i librave shkollorë për nxënësit shqiptarë të realizohet nga autor shqiptarë si dhe konkursi për librat e rinj të ketë formën ku do të pranohen së paku dy libra më të mirë nga dy gjuhët me qëllim që të mund të gërshetohen temat nga komisioni multietnik për cilësi më të mirë të librit./ Alsat

Të Lidhura

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025

TË FUNDIT

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!
Aktualitet

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!

26 Mars, 2026

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com