Sfida jonë, zgjedhjet e 25 Prilli 2021!
Sot me 26-12-2020 ora 11.00 Partia Demokratike Dega Librazhd me strukturat drejtuese analizuam punën e vitit që po lemë pas dhe vendosëm për prioritetet e vitit zgjedhir 2021.
Në natyrën time të drejt për drejtë, por dhe dëshira juaj për të demostruar të vërtetën sipas realitetit që në fakt është strukturuar qartë dhe harmonizuar mbi nevojat reale qe kane banorët. Do bëjmë të mundur një bashkëbisedim unik dhe kam bindjen se bashkë do qartesojmë opinionin mbi situaten e rëndë ekonomike dhe politike të rrethit Librazhd dhe gjitbë vendit.
Covid 19, pandemia që izoloj botën, shkaktoj mjaft pasoja, si humbje jetësh njerëzore, probleme psikologjike, probleme ekonomike e shumë probleme të tjera që do duhen vite të rikuperohen.
Në emrin tim, tuajin, të Deges së PD Librazhd dhe të gjithë banorëve, shpreh ngushëllimet për ata qĕ humbën jetĕn dhe u larguan nga kjo botë si pasojë e Covid 19. Zemrën dhe shpirtin e kemi pranë të prekurve dhe ju urojmë atyre shërim te shpejtë. Është me të vërtetë një situatë e rendë dhe e vështirĕ për të gjithë. Tronditja është gjurmuar në trupin tonë dhe dhimbjen e kemi të njëjtë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.
Por vendi nuk po vuan vetëm pandeminë, por dhe pasojat e tërmetit, ku humbën jetën disa persona, u lënduat dhe ju shkatërruan banesat me qindra familjeve. Sikur mos mjaftonte shkatërimi vetëm nga natyra, të ashtu quajturit qeveritar prishën, teatrin kombĕtar, banesat, bizneset e Banorëve të astirit, të bregut lumit dhe shumë familje ne zona të tjera dhe kjo nga grykësia shkatërrimtare e oligarkisë kriminale të ed-ver ramës, njeriut mĕ të poshter që ka njohur histroria e vendit tone.
Por të kthehemi tek problemet e mëdha që ka Librazhdi, i cili po braktiset, nga 45 000 banorë kanë mbetur 30 000. Dhe kjo vjen si pasojë e monstrave me pushtetin e grabitur duke blere votat me miell, oriz, sheqer e vaj, duke shtuar numrin e nënpunësve që s’dinë c’punë bëjne dhe marrin pagën kot, duke vjedhur taksat dhe përvetësuar pasuri në përmasa marramendëse, po detyrojne popullin te braktisin vendet e tyre te mrekullueshme, shtepite e tyre dhe gjithcka që kanë trashëguar apo kanë vënë me djersen e tyre.
Nga kjo situatë e rëndë, bëj THIRRJE, mos braktisni pronat, shtepite, tokat, pemet dhe gjithcka tuajën, por hajdeni të bëhemi bashkë kundër, sektit mavi, regjimit mafioz, kundër mashtruesit ordiner te Librazhdit që u ka ngopur me gënjeshtra dhe na ka nxirë faqen ngado shkojmë, kunder cibanëve te tijë që blejnë shtëpi e ndërtojnë HEC-e, kundër shkatërrimit të pasurisë së përbashkët.
a-Dega e PD-së në vitin që po lëmë pas (2020) ka kaluar ngjarje të mëdha, si ne strukturimin tone te plote ashtu edhe në angazhimin e propozimeve dhe nominimeve me votë të 5 kandidaturave për deputet dhe bashki.
1-Struktura eshte mobilizuar, konsoliduar dhe zgjeruar ne baze me prurje te reja.
Uroj, mirëseardhjen 150 anëtarëve dhe ne vecanti 70 te rinjve qe jane nen moshen 25 vejcare, duke vleresuar sakrificen e tyre në këtë moment, ku dhuna dhe terrori i terrorristëve qeveritar, është evident, dhe motivoj anëtarët e rinj të PD-së Librazhd se do kenë gjithë hapësirat e nevojeshme për të dhënë kontributin e tyre, intelektual, profesional dhe do përpunohet çdo inisiativ për forcimin e strukturës dhe përballjen me kleptokratët qeveritar që qeverisin me bandat kriminale dhe votat e vjedhura.
Uroj, punë të mbarë zonjave që u zgjodhën në grupseksione, në kryesi dhe kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas. Dua të vlerësoj punën e deritanishme e FRPD-së dhe të vlerësoj Kryetarin e deritanishëm i cili me votim unanim ka marrë detyrën e sekretarit të Degës por deri në komandimin e një personi tjeter apo zgjedhje që do bëhen në forum do qĕndrojë në detyrë sekretari.
a- Puna e strukturës është për tu admiruar
1- Pasi ka marrë numrat e celulareve për anëtarët e PD-së që ju mungonin.
2- Kemi evidentuar, anëtarët aktivē, emigrante, anëtarët pasivë, të larguarit në parti të tjera.
3- Kemi analizuar në detaje, listën e zgjedhësve, vota të sigurta, vota të lëkundura dhe vota te pamundura, janë ngritur grupet e patronazhit si dhe kemi mundësuar kontakte të drejtpërdrejta apo me telefon të individëve që mendojmë se mund te votojnë për ne (mjaft efiçente).
4- Duke u referuar në rezultatet e zgjedhjeve per vitet 2009, 2011, 2015, 2017, kemi nxjerrë mesataren për cdo seksion si dhe objektivin për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021.
b-Dega e PD-së Librazhd, përmes sakrificës nga presionet e bandës qeverisëse, ka qënë në ballë të situatave, duke ju çjerrë maskën për çdo paudhësi zyrtarëve të korruptuar. Shkojmë në vendin ku ata shkaktojnë problemin dhe gjendemi tek banorët në çdo kohë që ata kanë nevojë. Lajmin e publikojmë në faqet tona të rrjeteve sociale dhe dua ta them me mjaft krenari se për shkak të vërtetësis të lajmit, jemi mjaft të ndjekur me një audiencë të madhe (falenderoj pa masë audiencën).
Ne të djathtët, pushtetin nuk e shikojmë si tallje poturresh, as benefit për të favorizuar disa dhe shkatërruar një popull, por e përdorim me përgjegjshmëri për sigurinë dhe mirëqenien e çdo njeriu. Nga takimet e njëpasnjëshme me strukturat, dermokratet, intelektualët, por dhe njerezve te lire në të gjitha zonat e Librazhdit, kemi konstatuar dhe duhet të paraqitemi para banorëve me një platformë të qartë, të prekëshme në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe pas zgjedhjeve ta implementojmë premtimin nën qeverisjen e z. Lulzim Basha:
E para, fillojmë nga reforma teritoriale, që për rrethin e Librazhdit është tmerrësisht e keqe, bashkimi i disa komunave në një bashki u bë me dashakeqësi dhe djallëzi nga pushteti i krimit(ose më e pakta e pa studiuar në raport me shërbimet ndaj qytetareve) por e mirëmenduar për të favorizuar fitoren e tyre. Reforma teritoriale kishte si qëllim shkurtimin e administratës dhe kursimin e milionave dollare por ne fakt në Librazhd ndodhi e kundërta sepse nga 273 punonjës që ishin me Komunat dhe Bashkinë, sot jane 420 punonjes në Bashkine pas vitit 2015. Shërbimi ndaj banorëve është përkeqësuar dhe ato pak investime janë përqëndruar në punime të fshehura që quhen në gjuhën teknike dhe fasada manipulative për opinionin qytetarë.
E dyta për nga rëndësia është, infrastruktura rrugore që ka mbetur në vend numëro që pas largimit të qeverisë Berisha në vitin 2013 e cila për hirë të së vërtetës për rrethin e Librazhdit investoi sa nuk ishin investuar 100 vite bashkë duke bërë dhjetëra km rrugë, shkolla, qendra shëndetësore e tjera ( perjashtoj ketu bunkerat qe skane te mbaruar maleve tona). Akoma në Bashkinë e Librazhdit por dhe të Prrenjasit mbi 80% e fshatrave nuk janë të lidhur me qendrat administrative me rrugë të asfaltuara. Akoma disa njësi administrative nuk jane lidhur me rrugët nacionale me rrugë të asfaltuara pra gjendja në rrjetin rrugor është katastrofë.
E treta e domozdoshme, arsimi që po shkatërrohet vit pas viti, sidomos tani me praktikën online, por edhe në kushte normale janë ambjentet e papërshtatëshme ku nxënësit e kanë të pamundur të bëjnë mësim pasi shkollat duhet rikostruktuar duke mundesuar, ambjente me m2 të mjafueshme që fëmijet mos ngjiten me njëri tjetrin si paketë cigaresh, tē kenë temperaturë konstante për dimer dhe verë, gjithashtu nje problem i madh është për mësimdhënësit të cilët shumica banojnë në qytet dhe për shkak të infrastrukturës rrugore e kanë të pamundur të shkojnelë në orarë tek shkollat dhe kjo krijon një hendek të madh midis mësimnxënies dhe mësimdhënies (statistikat tregojnë se shumë nga studentët e rrethit tonë për shkak te njohurive të dobta të fituara ne shkollat 9-vjecare dhe të mesme nuk munden të perfundojnë universitetin).
E katërta, stresante për hallexhinjtë, për pamundësinë e banoreve që të marrin drejtësi, shumica e banorëve e kanë të pamundur të shkojnë në gjykatë të kërkojnë të drejtën e tyre, ekonomia e dobët, pamundësia të marrin avokat, infrastruktura rrugore, largësia e gjykatave që për rrethin tonë gjykata administrative është në Durrës. Rrethi jonë ka një godinë Gjykate të shkëlqyer të rikostruktuar me 360 milion lekë. Por për shkak të reformave të mbrapështa që bën qeveria, godina është kthyer në fole për zogjt dhe strehëz për qent e rrugës dhe jo për të dhënë drejtësi për 84 000 banorët e rrethit tone.
E pesta që është ketike për rrethin tone, mundësitë e shkëlqyera që na mundëson relievi, si zonë kodrinore malore që kërkon politika zhvillimore dhe me njerëz të mencur, me ide dhe zbatues të përpiktë e kthejmë në një zonë atraktive që do mundësojë qo vetëm vendasit ta duan vendin e tyre por cdo kush që viziton njēher, në vitin pasardhës të kthehet i dhjetëfishur me eksplorues të rinjë. Por kjo ide zhvillimore nuk do njerëz hunde përpjete e kokën bosh, as njerëz me empati të frenuar, as drejtues me votën e vjedhur dhe te blerë por njerëz që vinë nga vota e lirë dhe duan të shpëtojnë braktisjen e trojeve që janë ruajtur me gjak nga të parët tanë dhe të rinjtë ti kthehen punën duke zhvilluar agroturizmin, te investojnë me prioritet atë që tregu konsumon dhe fitimi plotëson nevojat familiare pse jo dhe me shume për investime dhe një jetë të shëndetëshme si në vendet me standarte.
E gjashta që duhet ndaluar dhe përmirësuar në themel është, grabitja e pronave, shkatërrimi i faunës dhe florës, përvetësimi i fondeve publike, prokurimet që parapërcaktojnë fituesin me vlerën maksimale, bashkëpunimi i përkryer ndërmjet firmës zbatuese, supervizorit, kualiduesit dhe firmëtarit të situacioneve për marrjen e punëve në dorëzim, u referova tek pamundësia e të kontrolluarit pasi cdo pushtet është në një dorë apo maksimumi ne dy. Fondet publike të destinuara për mirëmbajtje rrugësh, për kanalet vaditëse, për lyerje shkollash e punë të tjera nuk shkojnë në destinacion sipas preventivave por përvetësohen në masen 70%. Rastet jane të shumta dhe i kemi denoncuar publikish kur ishim në këshillin bashkiak, mediat e shkruara, tv Best Channel, fax news, syri.net apo rrjetet sociale që Dega jonë i ka mirmenaxhuar shkëlqyer.
E shtata që duhet të ndryshojë rrënjësisht është, dhuna që shkaktohet ndaj qytetarëve dhe pamjaftueshmëria e sigurisë publike. E cila shkaktohet nga drejtues policie pa integritet që janë bërë vegla qore të lefaqenit, i cili i përdor për mbjellje hashashi dhe intimidimin e individëve opozitare. Trysnia mentale vjen si rezultat i varfërisë ekstreme që ka rrethi i Librazhdit. Për shkak të pronës që nuk është kthyer apo kompesuar. Për shkak të mungesës së lirisë që cdo ditë bëhet më e rëndë pasi pushtetarët mendojnë se duke i nënshtruar banoret do e kenë më të lëhtë fitoren ne zgjedhjet pasardhese.
E teta, thelbësore për zhvillim është, mentaliteti i administratës (shtetërore dhe politike) dhe mos mbetet në prapambetje si drejtuesit e rilindjes nga qendra në bazë që nuk e suportojnë dot alternativën dhe duan me cdo kusht të shkatërrojnë opozitën, sulmojnë me cdo mjet të pushtetit ata që i shikojnë të angazhuar me PD-ne dhe opozitën në tërësi, kërcënojnë me polici, kërcënojnë me ndihmën ekonomike, kërcënojnë me prishjen e ndërtimeve pa leje, kërcënojnë me largime nga puna (gjë që e kane bërë realitet në shumë raste). Për qëllimin e tyre përdorin cdo mjet, edhe paranë ku nuk gjenë vend kercenimi, por edhe sistemimin në punë shtetërore të atyre që kanë shumë vota pra gjithcka bëjnë që të mbajnë pushtetin se me votë te lirë rilindasit nuk fitojne kurre, as forcë e dutë nul dalin.
Ne duhet të punojmë, të gjenerojmë ide sepse, Librazhdi, me banorë te shkëlqyer që rrezatojnë vlera të trashëguara zakonore, doke, tradita me një kulinari e gastronomi te përsosur. Vende të mrekullueshme, ku fauna dhe flora janë magjepsëse. Vende që mundësojnë prodhimin e perimeve, vreshtave, pemëve frutore, blegtorisë, bletarisë e shumë produkteve të tjera që e bëjnë këtë vend të lakmueshëm nga banorët që trashëgojnë e jetojnë në këto troje, të larguarit, turistet, vendas dhe të huaj. Obligohemi te kordinojmë punët me të gjitha kapacitetet intelektuale për njē plan zhvillimor tërësor me tē gjitha komponentët që kërkon koha duke ruajtur të paprekur trashëgimënin si etalon vlerash. Obligohemi që nëpërmjet zgjuarsisë tonë të pranojmë gabimet dhe forcës tonë mentale ti korigjojmë ato, jo me qellimin e hakmarrjes por me ide trasformuese për të ardhmen.
E fundit por shumë e rëndësishme është, Ftesa (përsëritur dhe ripërsëritur) për të gjithe ‘’Edhe njëher, ftoj të gjithë anëtarët, kontributorët, faktorët, militantët, intelektualët, pronarët, të përndjekurit dhe të gjithë ata që kanë lidhje shpirtërore e programore me PD-në, të vinë të japin kontributin me ide dhe mendime duke mundësuar hartimin e strategjive për të penguar përfshirjen e krimit të organizuar në shitblerjen e votës dhe deformimin e rezultatit zgjedhor, si dhe marrjen e masave për korrigjimin e mangësive dhe kthimin e besimit tek qytetarët’’.
Pas diskutimit tim, morën fjalën shumë diskutantë te cilët me pergjegjesi dhe pergjegjeshmeri per situaten hodhen ide te rendesishme per vazhdimesine, permiresimin e punës dhe fitoren e zgjedhjeve në vitin 2021. Kërkuan një mobilizim tërësor të shporrim, varrmihesit e lirise, hajdutet e taksave, vrastaret e shpreses per te ardhmen e femijeve tane dhe vendit, dita po vjen.
Koha është flori dhe sduhet humbur me mbetjet e pariciklueshme që janë sa 0.0001%. Përpara të shkulim nga rrënjët sektin mavi dhe ti japim popullit lirinë ekonomike, drejtësinë juridike dhe votën e lirë si aset i çmuar për demokracinë.
Uruam njëri tjetrin për vitin e ri dhe urojmë çdo familje Librazhdase dhe popullin shqiptar, Gëzuar dhe morëm angazhim se do luftojmë dhëmb për dhëmb me hajdutët që kanë vrarë shpresën dhe kanë shkatërruar të ardhmen që 2021 të sjellë lirinë dhe demokracinë ✌✌
Kryetar i Dega E PD Librazhd
Bujar Vreto
26-12-2020