InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Në përmbyllje për Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën

22 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Në përmbyllje për Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën

Nga Elona CASLLI

Vejsiu duke qenë se e ndoqa fjalimin tuaj hyrës mbrëmë në “”””Love Story””” e kam të pashmangshme, mos të mbaj një qëndrim kundrejt këtij të fundit.

Fjalimi juaj synonte t’u jepte një mesazh të gjithë individëve që kishin shprehur kundërshti ndaj formatit televiziv që ju drejtoni. Nuk është në stilin tim t’i rikthehem një teme për të dytën herë, por në çastin që ju nën regjinë e Vera Grabockës, të zezën doni të na e shisni për të bardhë, lind nevoja për t’ju dhënë një përgjigje përfundimtare.

Le t’i hyjmë me qetësi analizës së fjalimit tuaj, Vejsiu. Ju thatë se “” Love story”” bëhej me qëllimin e vetëm për të protestuar kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri pasi në këtë vend ka shumë gra që dhunohen, por që heshtin.

Pyetje nga salla për ju dhe për Grabockën- A ka dhunë dhe poshtërim më të madh për një vajzë që të dëgjojë këtë fjali: – Dëgjo, se javët në vijim unë do takohem me vajzat e tjera dhe do prekem dhe do puthem me to. Sa e fortë je ti për t’i duruar videot që do shfaqen?! Ky ishte dialogu që zhvillohej mes “” Princit të kaltër””” në emision dhe një vajze që pret të përzgjidhet nga ky i fundit. Sikundër e theksova në reagimin tim të mëparshëm Vejsiu dhe Grabocka, ajo çka ju servirni si “”” realitet””” në të vërtetë është thjesht një ” eksperiment i dënueshëm social”” ku vajzat trajtohen thjesht si qënie frymore që duhet të zbatojnë skenarin e producentes.

Nuk jam e prirur t’i gjykoj ato vajza apo familjet e tyre, pasi janë thjesht “”” viktima”” të fasadës televizive. Viktima të asaj shfaqjeje vezulluese në dukje, por të kobshme në thelb. Ato vajza mendojnë se një ditë do të prekin ekranin e madh dhe do të marrin famën e ëndërruar, pasi ka vite që modeli i një gruaje të suksesshme, është modeli i gabuar në ekranet shqiptare. E duke qenë se ato vajza janë rritur me këto modele të gabuara, i synojnë këto të fundit dhe identifikohen përmes tyre.

Ne jemi çka shohim. Jam krejt e bindur se do të kthehen me këmbë në tokë sapo “””” Love story””” të ketë mbaruar dhe të fiken dritat dhe të ulet sipari. Aty, këto vajza do të kuptojnë se nuk kanë qenë gjë tjetër, veçse mjeti i duhur për dobinë financiare të producentëve.

E para kjo. E dyta jo për nga rëndësia, por për nga renditja, në jetën reale nuk ndodh që analizohet publikisht ajo që quhet “”marrëdhënie intime”” mes dy njerëzve. Me pak fjalë, nuk ndodh që dikush të analizojë kohëzgjatjen e një puthjeje, apo prekjen mes trupave. Intimja nuk xhirohet në video.

Intimja filmohet veç në shpirtrat e dy njerëzve që e përjetojnë. Në rast se intimen e shfaqim në publik, nuk është më intimitet por shkulje e përdhunshme e perdes që ndan intimen nga publikja.

Ndaj dhe komentuesit në studio i përkasin një “” realiteti artificial””, pasi në jetën reale një vajzë mund të ndajë një shqetësim me mikeshën e saj më të mirë, lidhur me një problem që mund të ketë në marrëdhënie me të dashurin e saj për një situatë të caktuar në jetën e përditshme, por ky problem nuk prek diskutime të nivelit intim të tipit- kohëzgjatja e puthjes apo mënyra e prekjes, pasi intimja fillon dhe mbaron tek njerëzit që e përjetojnë.

E thënë shkurt ,Vejsiu dhe Grabocka, kjo rini është tashmë e çoroditur nga fakti se ka lindur, është rritur dhe po formohet në një vend problematik, ku arsimi ka lënë boshllëqet përkatëse. Me vullnet dhe me vetëdije të plotë, është mirë t’ia kurseni këtë format televiz, pasi nuk bëni gjë tjetër veçse i jepni një shtysë tjetër këtij orteku plot me vajza të reja që nesër do të behen gra dhe do të edukojnë fëmijë.

Kuptoj faktin se ky lloj formati mund të jetë fitimprurës dhe në emër të fitimit mund të kurbanizohen edhe disa qënie njerëzore, por të paktën, kini mirësinë të heshtni gjatë këtij procesi dhe mos të orvateni të krijoni alibi të rreme të tipit, që ky format televiz shërben për emancipim, apo për të ulur nivelet e dhunës kundrejt gruas në Shqipëri. Dobia e këtij formati televiziv fillon dhe mbaron me ju Vejsiu dhe Grabocka.

Vetëm ju mund ta ndieni dobinë e këtij formati në kontekste të ndryshme. Në raport me shoqërinë shqiptare ky format televiz sjell veç dëm. Dhe ky dëm është mirë të nënvizohet jo vetëm nga unë, por nga të gjithë ata sociologë dhe psikologë që pushtojnë hapësira televizive dendur dhe flasin për gjithçka veç këtyre formateve televizive që në thelb përmbajnë një vajzë të zhveshur nga dinjiteti i saj.

Post Scriptum- Unë shkruaj se jetoj në këtë vend dhe nuk dua të largohem nga ky i fundit dhe përdorimi i qënieve njerëzore si kavje, duhet të jetë alarm për të gjithë shoqërinë.

Të Lidhura

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025
Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025
Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025

TË FUNDIT

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova
Show Biz

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova

22 Korrik, 2025

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025

22 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com