InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KM-ja, ky gojëtar dhe bilbil gjyzar që magjeps delet, por që rrezikon të shqyhet nga qentë e stanit të tij…

7 Nëntor, 2018
in Aktualitet, Artikuj, InfoPress, Opinione, Politikë
A A
KM-ja, ky gojëtar dhe bilbil gjyzar që magjeps delet, por që rrezikon të shqyhet nga qentë e stanit të tij…

Nga Artur Zheji

Kush mendon se KM-ja flet kot, ja fut kot, sepse ai flet për delet e veta që duan të dëgjojnë zërin e Bariut.
Është një KM gojëtar dhe që cicëron si një bilbil gjyzar, duke u bazuar në shumë raste, mbi efektin dhe jo mbi thelbin e gjërave që thotë.
Është bërë si ato plakat e nderuara të Gjirokastrës, apo të Bregut e Vunoit, që ulen në gurët e bardhë para dyerve të shtëpive, që thirren sofate dhe flet e përflet KM-ja, gjithë mëhallën, përflet nderin e përfolur të çupkave dhe djelmve të të gjithë kasabasë…

Në të vërtetë, unë si autor i këtyre rreshtave publike, kam një pjesë të vogël të fajit, në stërvitjen e këtij bilbili gjyzar, që në të ri të vet, ishte përgjithësisht krejt ndrojtësak e fjalëpak, me pamje të rrejshme hutaqi dhe djali të mirë.
Sepse e vija të lexonte dorëshkrimet e Komedive të mia (që i mbiquaja Komedi heroike), dukë përzgjedhur secili nga një personazh, për ti zhdërvjellësuar vëllazërisht komunikimin e ndrojtësakut, që dukej në rrugët e Tiranës, si një UFO gjatosh që çapitej në një mjergull që e paraprinte, ose e ndiqte pas.
Sigurisht, Bilbil Gjyzari, që mburet banaqeve se është më i miri ndër shqiptar në çdo gjë e në çdo fushë, nxënësi pa ndërmjetës i Konicës apo i Fan Nolit, e që nuk ka bërë as edhe një kornizë të thjeshtë druri, për Nolin e zhdukur këso kohe nga Kisha e Janullatosit, apo për Konicën aventurier mendor, sepse ministrja e tij, ministrja e statuseve “fuck them”, nuk ka në 5 vite as edhe një shenjë të egzistencës së saj në kulturën mjerane shqiptare, Bilbil Gjyzari + KM, mendon rrejshëm dhe në jerm, se fjalimet e këngëruara prej tij, janë bukë që haet dhe shëllirë ku ngjyhet kotherja e popullit të skamur.
Ky delir, ky vetëadhurim ka plot vite që zgjat, sepse delet të cilave Bilbili u këndon, nuk dinë se çfarë është rebelimi dhe shkojnë me këmbët e tyre për të kullotur barin që u caktohet, aq sa u caktohet, dhe përsëri me këmbët e tyre shkojnë edhe te kasapi.

Në të vërtetë, periudha e tij, do të jetë një faqe humoristike dhe komike, për brezat që do vijnë, që do të kqyrin periudhën më të gjatë dhe më ekstreme, të Delërimit tonë Kombëtar, përkundrejt Bilbilit Gjyzar, që mohon të nesërmen, atë që mbjell vetë një natë më parë, qoftë kjo planifikim kombëtar për mbjellje me kanabis të të gjthë Shqipërisë, intrigë, maskarallëk apo hakmarrje prej të dehuri, budallallëk, zhvatje, konspiracion, arrogancë, tejkalim kompetencash, dhe mbi të gjitha përqëndrimin më të madh të idiotëve dhe injorantëve për metër katror të oborrit të tij kryeministror.
Kësaj periudhe po i vjen fundi, por jo nga delet, por nga vetë qentë e stanit, që ka përzgjedhur për të ruajtur delet e kombit, të cilët rrezikojnë të hanë Bariun, që të shqyejnë lirisht të gjitha delet e mbetura.

Do mbetemi pa bilbil gjyzar dhe pa një udhëheqës të Pagabueshëm dhe Askurrë fajtor e përgjegjës për asgjë, nisur nga fjalët e tij, që ngjajnë gjithmonë e më shumë dhe nuk gëzohem aspak për këtë gjë, si ato ngjyrat e ylberit që vërehen, në cipën e hollë të fluskave të sapunit që fëmijët fryjnë me kallam.
Tërheqëse nga jashtë dhe bosh, krejt bosh nga brenda.

Të Lidhura

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025
Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025
EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale
Aktualitet

EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale

11 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, autori 30-vjeçar i qetë dhe i papenduar para policisë: E vrava sepse…
Aktualitet

Ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, autori 30-vjeçar i qetë dhe i papenduar para policisë: E vrava sepse…

7 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025

EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale
Aktualitet

EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale

11 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 11 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 11 Tetor 2025

11 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com